Përparim Rama premton fasadimin e ndërtesave në Kurriz

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka qëndruar gjatë ditës në lagjen e Kurrizit. Ai ka theksuar se në këtë lagje u transformua tërësisht tuneli.

Rama me këtë rast premtoi fasadimin e ndërtesave.

“Në Kurrizin ikonik kemi bërë punë të madhe në tunelin poshtë, e tash do të fokusohemi në fasadimimin e ndërtesave që nuk janë prek qe më shumë se 40 vite”, tha kryetari Rama përmes një video-adresimi.

Ai premtoi edhe investime në pjesën poshtë Kurrizit dhe renovim të hapësirave.

“Procesi do të vazhdojë me restaurimin e të gjitha pikave këtu të enterierit, po ashtu edhe të gurëve që janë hequr ose dëmtuar. Edhe këto forma që duken të shëmtuara do t’i kthejm në origjinale qysh i ka pas Kurrizi ikonik”, tha kryetari i kryeqytetit, z. Përparim Rama.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …