Nik Gjeloshaj: Nuk mund të rrezikohen parimet demokratike, të Malit të Zi, si kursi properëndimor, njohja e Kosovës e të tjera

Përplasje mes Gjeloshajt dhe Milatoviqit, rasti shkon në polici si kërcënim ndaj presidentit

Kabineti i Presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka njoftuar se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka drejtuar kërcënime dhe mesazhe të papërshtatshme pas kthimit të Ligjit për tatimin mbi pasuritë e paluajtshme për rishqyrtim në Kuvend. Për këtë arsye, rasti është paraqitur në polici si presion politik ndaj Presidentit të shtetit.

Sipas Presidencës, mesazhet e Gjeloshajt lidhen me mosmarrëveshjet e kahershme gjyqësore mes Komunës së Tuzit dhe kompanisë bujqësore “Plantaže”, për tatimin e tokës bujqësore. Në këtë çështje, Gjeloshaj – atëherë kryetar i Komunës – akuzohet për përllogaritje të paligjshme të tatimeve, ndërsa kundër tij është dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale.

Sipas Kabinetit të Presidentit, projektligji i kthyer nga Milatoviqi përmban dispozita retroaktive që synojnë të legalizojnë këto veprime dhe të mbyllin kontestet gjyqësore në dëm të kompanisë, duke i shkaktuar asaj humbje milionëshe.

“Nëse sot i bëhen kërcënime Presidentit sepse kthen një ligj për rishqyrtim, nesër mund t’i bëhen kujtdo që mendon ndryshe,” thuhet në deklaratën e Presidencës, duke i bërë thirrje Qeverisë që të ndërmarrë masa ndaj Gjeloshajt.

Në reagim, Gjeloshaj mohoi çdo akuzë, duke i quajtur deklaratat e Milatoviqit “gënjeshtra të rënda”. Ai pretendoi se Presidenti po përhap të pavërteta për të fshehur konfliktin e interesit, duke e lidhur kthimin e ligjit me marrëdhëniet familjare të Milatoviqit me biznesmenin Nebojsha Vuksanoviq.

“Nëse nuk kërkon falje, do të publikoj të gjithë komunikimin tonë për të treguar se kush është vërtet Presidenti i vendit,” deklaroi Gjeloshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shukri Buja fton qytetarët në protestën e 7 gushtit, për të mbrojtur simbolin e lirisë

Ish komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, nëpërmjet një video të publikuar, ka bërë thirrje për …