Pas dënimit të Dodikut me burg, Vuçiq thërret Këshillin e Sigurisë: “Serbia në pozitë më të vështirë që nga viti 2008”

Dënimi me një vit burg i liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka shkaktuar reagime të ashpra në Beograd. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e cilësoi situatën si një nga më të vështirat për Serbinë që nga viti 2008, duke paralajmëruar masa të mëtejshme.

“I gjithë shteti ynë, përfshirë udhëheqjen shtetërore dhe mua personalisht, jemi nën presion të madh nga faktorë të jashtëm që presin reagimin e Serbisë,” deklaroi Vuçiq, sipas Radios Evropa e Lirë.

Si reagim ndaj dënimit të Dodikut, Vuçiq ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e cila do të mbahet të shtunën.

Kontrolloni gjithashtu

Rritet ndjeshëm numri i institucioneve dhe agjencive të pavarura që po përballen me mungesë të anëtarëve

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj ka shfaqur shqetësimin e tij për …