leoni

Përplasje mes Grudës dhe Krakut: Votimi i fshehtë thellon bllokadën politike

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, janë përplasur për çështjen e mënyrës së votimit për kryetarin e Kuvendit. Debati u përqendrua në kërkesën e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për të kaluar nga votimi i hapur në atë të fshehtë. Gruda e quajti këtë një shkelje të rregullores, ndërsa Kraki argumentoi se një praktikë e tillë është e mbështetur nga Gjykata Kushtetuese. Mos ma përmend takimin e liderëve si shkelje të rregullores, sepse ai ka ndodhur jashtë seancës, tha Gruda, duke theksuar se kryesuesi nuk ka mandat për të ndryshuar mënyrën e votimit pa e pasur atë në rend dite. Kraki nga ana tjetër, insistoi se “Gjykata Kushtetuese lejon votimin e fshehtë dhe detyra e kryesuesit është ta implementojë rendin e ditës sipas përgatitjeve të sekretarisë. Seanca e 1 majit shënoi dështimin e nëntë radhazi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kandidatja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, nuk po arrin të sigurojë shumicën e nevojshme për t’u zgjedhur, mes kundërshtimeve të partive opozitare që e shohin atë si figurë përçarëse.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …