Përplasje në Facebook mes Muratit dhe Ramës: Buxheti i Prishtinës ndez debat publik dhe përfshin edhe ChatGPT-në

Ka vazhduar përplasja publike mes ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, dhe kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, lidhur me bllokimin e buxhetit komunal. Debati mes tyre është zhvendosur në rrjetin social Facebook, ku të dy kanë shkëmbyer akuza e kundërakuza. Murati ka ironizuar Ramën duke thënë se për sqarim i është drejtuar ChatGPT-së, e cila sipas tij e ka konfirmuar se përgjegjësia për mosmiratimin e buxhetit qëndron te komuna, jo te Qeveria. Në reagim, Rama ka akuzuar ministrin se po bën humor në dëm të qytetarëve. “Qytetarët po i vuajnë pasojat, ndërsa ti bën humor me ta”, ka shkruar Rama. Murati nuk ka qëndruar pa përgjigje. Ai e ka quajtur gënjeshtër pretendimin e Ramës se Qeveria ka bllokuar buxhetin. “MFPT ua ka alokuar buxhetin sipas ndarjeve të vitit 2024, siç parasheh ligji kur nuk miratohet buxheti me kohë”, ka shkruar Murati, duke shtuar se për ndarjet e vitit 2025 nevojitet ndryshim i ligjit në Kuvend – gjë që, sipas tij, mundësohet vetëm nëse deputetët e partisë së Ramës zhbllokojnë punën parlamentare. Rama, nga ana tjetër, ka akuzuar Qeverinë për hakmarrje politike, duke thënë se bllokimi i buxhetit po bëhet qëllimisht për të dëmtuar kryeqytetin dhe udhëheqësinë e tij. Përplasja ka nxitur reagime të shumta në opinion, përfshirë komente për përdorimin e platformave të inteligjencës artificiale si mjet në debatet politike.

Kontrolloni gjithashtu

AAK mblidh Këshillin e Përgjithshëm të hënën – zyrtarizon kandidaturat për zgjedhjet lokale të 12 tetorit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë të hënën mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, …