Përplasje në Kuvendin e Kosovës. Policia ka arrestuar deputetin e Nismës, Haxhi Shala

Sot në Kuvendin e Kosovës ka përplasja mes  deputetëve të opozitës dhe personelit të sigurimit në Kuvendin e Kosovës. Deputetët e opozitës nuk janë duke u lejuar të futen në sallë, ndërkohë që kishin provuar  ta thyejnë kordonin e personelit të sigurimit. Edhe me këtë rast pasur hedhje të gazit lotsjellës. Deputetët janë shpërndarë nga holli i Kuvendit. Aty ka mbetur vetëm personeli i sigurimit.

Ndërkohë bëhet e ditur se Policia Speciale e Kosovës ka arrestuar deputetin e Nismës Haxhi Shala. Ajo më parë kishte arrestuar edhe deputetin e Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli.

 

Deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Time Kadriaj, Lahë Brahimaj, Pal Lekaj dhe Teuta Haxhiu janë larguar nga Kuvendi i Kosovës. Largimi i tyre vjen pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit për suspendimin e deputetëve opozitarë nga seanca e sotshme. Deputeti Brahimaj ka bërë të ditur largimin nga salla. Korridori i Kuvendit tashmë është zbrazur.

 

 


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufcka, ka deklaruar se pushteti është duke tentuar ta zhdukë opozitën. Ai ka thënë se do të ketë protestë gjithë-popullore për rrëzimin e Qeverisë. “Ne do t’i kthehemi popullit. Protestë gjithë popullore për rrëzimin e Qeverisë”, ka thënë ai. Ai ka shtuar se protestat nuk do të ndalen deri sa “Qeveria që nuk po merr vesh të largohet”.

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …