Përplasje verbale në Kuvend – Bogujevci i drejtohet Kadrijajt: “Merre terapinë”

Në Kuvendin e Kosovës është shënuar një tjetër përplasje verbale mes deputeteve, kësaj here mes Saranda Bogujevcit nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Time Kadrijajt nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Në një moment tensioni gjatë seancës, Bogujevci është dëgjuar duke iu drejtuar Kadrijajt me fjalët: “Merre terapinë”, ndërsa i ka shtuar edhe një koment tjetër me tone të ashpra: “Marre me të ardhë”. Përplasjet mes deputetëve janë bërë të shpeshta në seancat e fundit të Kuvendit, duke reflektuar krizën politike dhe tensionet mes partive në procesin e zgjatur për konstituimin e legjislaturës së re.

Kontrolloni gjithashtu

Austria miraton vazhdimin e angazhimit në misionet paqeruajtëse në Ballkanin Perëndimor

Komisioni i Përbashkët i Parlamentit të Austrisë ka miratuar unanimisht vazhdimin e angazhimit të vendit …