Persona të papërgjegjshëm, nga pakujdesia, i kanë vënë zjarrin shpatit të Majës së Zatriqit

Gjatë orëve të mbrëmjes, persona të papërgjegjshëm, nga pakujdesia, i kanë vënë zjarrin shpatit të Majës së Zatriqit. Me ndërhyrjen e menjëhershme të Njësitit të Zjarrfikësve të Rahovecit, zjarri tashmë është shuar. Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i ka falënderuar njësitin e Zjarrfikësve të Rahovecit, vullnetarët, zyrtarët e sektorit të pyjeve të DBPZHR për reagimin e shpejtë dhe tejet efikas, si dhe kryetarin e fshatit Zatriq, z. Ismet Kastrati dhe drejtorët komunal, Përparim Krasniqi dhe Albnor Mullaabazi, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë në vendin e ngjarjes! Kryetari Latifi ju bënë thirrje gjithë qytetarëve që të jenë të përgjegjshëm dhe të kenë kujdes me zjarrin, të raportojnë e të ndihmojnë që t’i ruajmë bashkë mjediset e mrekullueshme që kemi, posaçërisht sipërfaqet e pyllëzuara!

Mund të jetë një imazh i zjarr, mjegull dhe fishekzjarre

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …