Në Ferizaj shënohet “Dita Botërore e Ndihmës së Shpejt”

Në Ferizaj gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i “Ditës  Botërore të Ndihmës së Shpejt”,ndërsa të  pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i komunës së Ferizajt Lulzim Aliu, drejtori i DSHMS  Kemajl Emini, drejtorja  e QKMF-së  Nadire Ymeri, mjek infermier , vozitës, puntorë mbështetës  të QKMF. Kjo ditë  shënohet për herë të parë në historikun e QKMF-së në Ferizaj, dhe po mbahet nën patronatin e drejtorit të DSHMS-së në bashkëpunim me drejtorinë e QKMF-së dhe kordinatorin e edukimit dhe promovimit shëndetësorë. Shënimi i kësaj dite përkon dhe me vitin jubilar të shënimit të 150 vjetorit  të qytetit tonë dhe të  gjitha këto aktivitete të këtij viti hyjnë në kuadër të aktiviteteve të 150 vjetorit që organizohen nga zyra e Kryetarit  të Komunës sonë Agim  Aliu. Të pranishmit falënderuan stafin e Emergjencës primare për angazhimin e tyre në trajtimin e rasteve urgjente në teren, si dhe shprehën gatishmërinë për mbështetjen dhe avancimin e Emergjencës Primare në ofrimin e kushteve më të mira dhe furnizimin me pajisje e autoambulanca të reja. Ndihma e shpejtë ose Njësia e Emergjencës Primare të QKMF-së,   mund të cilësohet si njësia elite e QKMF –së pasi ka përgjegjësitë dhe detyrat më delikate në KPSH. Nga veprimi  i uniformave të kuqe shpejt, sigurt dhe me kompetencë bënë që të shpëtohen shumë jetë, të mbahet zinxhiri i mbijetesës  dhe të parandalohen invaliditete. Arritja me kohë te pacientët  që poi u rrezikohet jeta,  për ta është dhe kthimi i shpresës dhe besimit për jetën, në sytë e tyre ju jeni heronjtë, ju jeni shpëtimtarët e jetës së tyre. Gjithashtu në kuadër të kësaj dite gjatë ditës u mbajt dhe një ligjëratë nga trajnerët e QKMF-së Ali Shaqiri, Afërdita Muharremi dhe Selim Bega  për “ndihmën e parë te personat me aftësi ndryshe“ në shoqatën Hendikos.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …