Petar Stano

Petar Stano(jeviq) shpërfill dhe relativizon kërkesat e zyrtarëve të Kosovës lidhur me deklaratat raciste të Vuçiqit e Tadiqit

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stanojeviq, pasi është pyetur lidhur me deklaratat e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili i ka quajtur tradhtarë ata serbë që tregojnë se ku janë varrezat e shqiptarëve nëpër Serbi, ai është përgjigjur në mënyrë lakonike dhe të tërthortë. Liderët politikë duhet vërtetë të jenë shembull duke zgjedhur që të punojnë së bashku, të promovojnë bashkëpunimin dhe klimën e besimit të ndërsjellët, respektit dhe mirëkuptimit, e jo të japin deklarata që shkojnë në të kundërtën”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano, duke i ikur përgjigjes direkte, mbase edhe nga respekti që ka lidhur me prejardhjen e  gjuhësore e kombëtare. Stano nuk e ka parë të arsyeshme ta dënojë kërcënimin  e Daciqit  drejtuar disa bashkëkombësve të vet, të cilët i akuzon për tradhti kombëtare, meqë po i denoncojnë varrezat masive të shqiptarëve në Serbi. Petar Stano, me këtë deklaratë është fshehur nën petkun e BE-së, zëdhënës i së cilës është, sepse në krye të BE-Së ka spanjollin filoserb, Borell, ndësa emisar në bisedimet Kosovë-Serbi, sllavo-çekun, Llajçak.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …