Këshilli i Bashkimit Evropian kërkon nga Kosova rritje të përpjekjeve për sundim të ligjit, s’ka asgjë të re për liberalizim vizash

Peter Stano: Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete ka përgatitur propozim masash me efekt të menjëhershëm, për Kosovën

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, sot në një konferencë për mediat ka konfirmuar masat e ndërmarra kundër Kosovës, për shkak të situatës së krijuar në veri.  Ai është shprehur se këto janë konsekuenca politike, ndalesa të takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Bashkimi Evropian në pajtim me 27 shtete ka përgatitur propozim me masa me efekt të menjëhershëm, këto nuk janë sanksione këto janë masat që merren menjëherë. Shtetet anëtare kanë mbështetur një seri masash. Këto janë konsekuenca politike; ndalesa të takimeve të nivelit të lartë dhe gjithashtu masa financiare. Këto masa janë të përkohshme dhe me mundësi largimi, varësisht nga hapat që merr qeveria e Kurtit”, ka thënë, zëdhënësi i BE-së, Peter   Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza: Një nga urat në veri kushtoi 10 herë më shumë, ekziston rreziku i vërshimeve

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka shprehur shqetësim lidhur me një nga urat …