Peter Stano

Peter Stano: Masat shtrënguese ndaj Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka deklaruar se masat shtrënguese ndaj Kosovës mund të hiqen, por mund edhe të bëhen më të rënda në varësi të drejtimit që merr situata.  Ai ka  thënë me këtë rast se BE-ja nuk është palë e dialogut. Palët e dialogut janë Kosova dhe Serbia, BE-ja është lehtësuese në bazë të çështjeve të shprehura nga të dyja palët, kështu që ne jemi duke bërë rolin e lehtësuesit dhe po ndihmojmë të dy palët që të arrijnë marrëveshjet mes tyre. Por, ne kurrë nuk do të jemi të suksesshëm për sa kohë që palët refuzojnë të ecin në rrugën e kompromisit dhe nëse ne po përpiqemi t’i ndihmojmë ata dhe dikush nuk dëshiron ndihmë, çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Stano para gazetarëve. I pyetur se pse nuk ka masa edhe ndaj Serbisë, Stano ka theksuar se ato do të vendosen ndaj secilës palë që nuk kontribuon për shtendosje  të situatës. Ka ende potencial për eskalim. Masat mund të kenë sukses për shtendosje . Masat ndaj Kosovës janë të përkohshme, të vendosura nga vendet anëtare që sipas tyre nuk duhet përdorur vetëm karotën, por edhe shkopin”, ka thënë Stano në konferencë. Ai ka bërë të ditur se pas informimit tek vendet anëtare të BE-së nga përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Miroslav Lajçak, do të vendoset se çfarë do të ndodh me dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja ka kërkuar nga institucionet kompetente në Kosovë që ta shkarkojnë ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Jehona Lushaku Sadriu: Ky votim është një mësim emancipues, për Albinin dhe për këdo që beson se pushteti është qëllim në vetvete

Deputetjanga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu ka shkruar se votimi I …