Peter Stano

Peter Stano: Qëndrimet e BE-së përputhen pothuajse plotësisht me qëndrimet e Amerikës kur flitet për Kosovën

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, është cituar të ketë deklaruar se qëndrimet e Bashkimit Evropian përputhen pothuajse plotësisht me qëndrimet e SHBA-së kur flitet për Kosovën dhe zyrtarët e saj.  Në një konferencë për media, ai theksoi se BE-ja nuk komenton vërejtje individuale, pasi u pyet rreth deklaratave të emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili një ditë më parë tha se SHBA-ja dhe BE-ja kanë problem në komunikim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne nuk komentojmë vërejtje individuale. Partnerët tanë e vlerësojnë situatën ashtu siç e shohin të arsyeshme. Mund të them vetëm në përgjithësi se, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe sjelljen e administratës aktuale në Prishtinë, pikëpamjet tona dhe partnerëve tanë amerikanë pothuajse përputhen 100 për qind”, tha Stano.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …