Francesca Albanese: Izraeli për 5 muaj ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë sesa në të gjitha luftërat në botë në 4 vitet e fundit

Francesca Albanese: Izraeli për 5 muaj ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë sesa në të gjitha luftërat në botë në 4 vitet e fundit

Raportuesja e posaçme e OKB-së për Palestinën, Franceska Albaneze tha se Izraeli i cili për 5 muaj ka vrarë në Gaza më shumë fëmijë se në të gjitha luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit “ka shkatërruar një popull nga rrënjët e tij, transmeton Anadolu. Zonja Albaneze bëri vlerësime lidhur me shënjestrimin e fëmijëve nga Izraeli në Gaza. Ajo komentoi deklaratën e Komisionerit të Përgjithshëm të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt, Filipe Lazzarini i cili tha se numri i fëmijëve të raportuar se janë vrarë në Gaza në sulmet e Izraelit që vazhdojnë që nga 7 tetori është më i lartë se totali i numrit të fëmijëve që janë vrarë në luftërat në mbarë botën në 4 vitet e fundit.  Raportuesja Albanese vuri në dukje se kjo masakër e Izraelit ndaj fëmijëve në 5 muajt e fundit është kryer në një sipërfaqe në madhësinë e qytetit Filadelphia në Amerikë. Izraeli po zhduk një popull nga rrënjët e tij (duke vrarë fëmijët në Gaza)”, deklaroi zonja. Albanese.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves

Kryeministri Albin Kurti, ka biseduar me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, në Kosovë, Xhonatan Hargreaves. …