David L. Phillips

Phillips: Duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e ka humbur Kosovën si rezultat i krimeve

David Phillips, drejtor i Institutit për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin e Kolumbisë, ka thënë se nuk priten supriza nga takimi i 4 shtatorit në Uashington me Kosovës dhe Serbisë. Ai ka thënë se do të duhet kohë dhe presion më i rreptë që Serbia të pranojë se e humbi Kosovën si rezultat i krimeve të Sllobodan Millosheviçit. Megjithatë, sipas tij, tani është një moment i mirë për dialogun mbi marrëdhëniet midis dy vendeve. Eksperti amerikan ka thënë se megjithë përpjekjet e Serbisë, pavarësia e Kosovës nuk mund të kthehet kurrë. Ai ka theksuar se njohja e ndërsjellë mund të arrihet përmes një angazhimi më të fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara në dialogun Beograd-Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: “Shqipëria është ndërgjegjja kombëtare dhe arkitektura etike e lirisë shqiptare”

Ish-ministri i Mjedisit dhe profesori universitar, Ethem Çeku, ka publikuar sot një shkrim reflektues me …