Pieter Feith: Shtetet e Bashkuara janë duke e humbur durimin me Kosovën, kjo e fundit do t'i vuaj pasojat

Pieter Feith; Klasa politike në Kosovë nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen amerikane nën drejtimin e Donald Trumpit

Ish-përfaqësuesi i BE për Kosovën, Pieter Feith ka thënë se klasa politike në vend nuk duhet ta marrë të mirëqenë mbështetjen e Amerikës  nën drejtimin e Donald Trumpit. Ai është shprehur se administrata e re është duke parë interesin ekonomik mbi gjithçka tjetër dhe në këtë kuadër Serbia është shumë më tërheqëse sa i përket mineraleve që përbëjnë interes për të. Kam një këshillë miqësore për klasën politike në Kosovë; mos e merrni mbështetjen amerikane si të mirëqenë nga sot e tutje, gjërat kanë ndryshuar. Në dialogun me Serbinë, ajo është tërheqëse jo vetëm nga BE-ja  por edhe nga Amerika  për shkak të mineraleve që përbëjnë interes që ditët e sotme po e sheh të ardhmen përmes Inteligjencës Artificiale. Qeveria e Kosovës duhet të kuptojë se duhet të mbetet fleksibël ku të jetë e nevojshme, sigurisht pa lëshuar interesin kombëtar të saj. Do ishte e mençur që të normalizojë sa më parë marrëdhëniet me Serbinë”, ka thënë Feith për “Euronews.al”.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …