Pirro Prifti: Kosova përballë opsionit për të bërë Shtet, apo për ta mbajtur pushtetin?


Kosova gjëndet për disa muaj rresht pa qeveri dhe spekullimet për vështirësitë e bërjes së një qeverie legjitime janë të shumta duke filluar që nga idetë  e marra për të bërë një koalicion pas zgjedhur me humbësit… duke lënë pas dorë fituesit aktualë të zgjedhjeve. Përplasjet e forta politike politike për të marrë pushtetin nga grupet politke partiake në Kosovë vazhdojnë të lënë shijen e hidhur se këtu nuk po bëhet fjalë për të konsoliduar shtetin e e ri të Kosovës –shtet që u formua pas një përpjekje vigane të popullit të Kosovës nëpërmjet UÇK dhe ndihmës vendimtare të SHBA npërmjet NATO-s, por po bëhet fjalë për të mbajtur apo të fituar pushtetin me çdo kusht me sa duket me qëllime përfitimi duke përdorur parrullën e vjetër ..qëllimi justifikon mjetin.


Kritikat e ashpra kundra njerzve që punojnë kundër korrupsionit, për barazinë e gruas, kundër ekstremizmit fetar do të kishin mbizotëruar dhe mposhtur këta njerëz kurajozë nëse BE, EULEKS, nuk do të kishte dhënë drejtimin e duhur gjatë gjithë këtyre viteve duke orientuar gjithashtu politikën e re kosovare në hullinë e duhur drejt integrimit për në BE.


Që pas zgjedhjeve politike  parlamentare të 8 qershorit 2014, spektri politik Kosovar vazhdoi në një ngërç të paparë dhe lufta politike ishte aq e ashpër sa që qëllimet dhe taktikat për të arritur qëllimet klienteliste të disa drejtuesve kosovarë dolën shumë qartë para publikut Kosovar, atij shqiptar dhe ndërkombëtar , aq sa dhe ambasadorja amerikanë  replikoi për gjëndjen e stanjacionit politik Kosovar duke përdorur një shprehje jo shume eulogjiste se sa banale duke thënë… don’t fuck up …


Dihet se rezultati i zgjedhjeve parlamentare ishte kështu:


PDK: 29,62% -Hashim Thaçi


LDK: 24,8%     Isa Mustafa


VV: 13,03% – Albin Kurti


AAK:  9,16% -Ramush Haradinaj


NISMA: 5,09% -Fatmir Limaj


AKR: 4,48% -Behxhet Pacolli


Vonesat për konstituimin dhe formimin e qeverisë së re janë shkaktuar gjithashtu dhe nga debatet brënda Gjykatës kusahtetuese të Kosovës,  mosveprimi energjik i Presidentes se Kosovës, sigurisht për shkak të presioneve të hapura dhe të fshehta.


Fitorja e PDK me 8 qershor me 29.62%, i dha mundësinë kësaj Partie të krijonte koalicionin përkatës, mundësi e cila u kundërshtua me pa të drejtë nga humbësit të cilët edhe duke e njohur e kuptuar kushtetutën e vëndit krijuan një koalicion pas zgjedhor fiktiv vetëm e vetëm për të mos lejuar PDK të krijonte qeverinë e re me pretekstin se drejtuesit e PDK dhe vetë Thaçi ishin armiq apo të korruptuar e për pasojë vonuan me dashje 5 muaj formimin e qeverisë së re dhe mos funksionimin e Parlamentit e duke vënë në një krizë të rëndë Republikën e Kosovës.


Sigurisht marëveshja PDK dhe LDK i jep fund zyrtarisht amullisë politike të shaktuar nga grupet e tjera politike të cilët bënë çmos për të kundërtën madje duke shfrytëzur dhe faktorë të cilat nuk duhej të shfrytëoheshin për të vonuar konstituimin e Parlamentit dhe të formimit të qeverisë së re si p.sh:


-shfrytëzimin e bashkësive fetare në një shtet laik si Kosova,  para edhe pas zgjedhjeve


-nacionalizmin shqiptar si para ashtu dhe pas zgjedhjeve.


Krijimi i një koalicioni midis dy partive më të mëdha kosovare, partive që i kanë dhënë tempin për të ecur përpara drejt BE nëpërmjet integrimin duke patur SHBA një përkrahës të flaktë dhe një nga shtetet kryesore që riformatoi gjeopolitikën e Ballkanit të shek XXI.


Në asnjë mënyrë Liderët e Partive humbëse pavarësisht simpatisë ndaj tyre si Ramush Haradinaj kryetar i AAK, Albin Kurti i VV, Fatmir Limaj (ish ne PDK) Kryetar i ARK, nuk duhet të kundërshtojnë një koalicion të tillë sepse ky koalicion midis dy partive oponente ndaj njëra tjetrës gjatë këtyre viteve, PDK partia e LÇK dhe e trimave të luftës, ashtu dhe LDK Partia e Ibrahim Rugovës, Gandit të Kosovës dhe e Fatmir Sejdiut  pavarësisht Programve jo të njëjta për zhvillimin e Kosovës për hir të Unitetit Kombëtar dhe të integrimit për në BE- janë të domosdoshme për të dhënë mesazhin e qartë dhe të thjeshtë të : bashkimit dhe të forcimit politik dhe ekonomik të vëndit drejt integrimit europian dhe të fqinjësisë të mirë.


Këto pesë muaj pa qeveri, Kosova u gjënd para sfidave të mëdha dhe acarimit të problemeve të vjetra.


Ashtu sikurse tha Lumir Abdixhiku , drejtor i institutit “Riinvest” në një tryezë të organizuar nga instituti Riinvest, me temën “Klima e Biznesit në Kosovë 2014″ ‘se përgjatë viteve të shkuara, ekonomia e Kosovës, është ballafaquar në vazhdimësi me barriera institucionale, financiare, informale, fiskale ligjore, e të fuqisë punëtore.


Nuk ka dyshim-tha ai- që ekonomia e vendit tonë, sipas të gjitha treguesve të saj makroekonomik, nuk po arrin të marr veten dhe se ky stagnim ekonomik, buron nga një nën performancë e sektorit privat si dhe problemet si Korrupsioni, sundimi i ligjit e ngërçi politik, janë barrierë për bizneset në Kosovë.


Jan-Peter Olters nga Banka Botërore, tha se shkalla e papunësisë dhe deficiti tregtar janë dy elemente të dobëta të ekonomisë së Kosovës, e të cilat duhet të përmirësohen në mandatin e qeverisjes së ardhshme.


Ndërsa theksoi se sektori privat është ai që definon suksesin apo dështimin e zhvillimin ekonomik.


“Po bëhen pesë muaj të bllokadës ekonomike dhe ne vend numërojmë.


Situata po përkeqësohet dhe se kjo sigurisht që kjo ka ndikuar tek bizneset vendore, ndërkombëtare, partneret tanë ndërkombëtar dhe investitorët potencial, duke i dhënë një mesazh të paqartësisë institucionale, politike dhe ekonomike në vend (http://koha.net/?id=27&l=33130).


Dje u takua Kryeministri në detyrë z. Hashim Thaçi me Kryetarin e LDK  z.Isa Mustafa. Z.Hashim Thaçi pohoi se: ‘’…Biseduam rreth punës së grupeve punuese për programin qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive institucionale. ishte konkludim i përbashkët se është bërë një punë efektive në kuadër të bashkëpunimit ndërpartiak, PDK-LDK, që qeverisja të jetë e suksesshme në realizimin e projekteve dhe agjendës.


Presim që marrëveshjen perfundimtare ta nënshkruajmë javën e ardhshme kur do të bëhet ndarja e përgjegjësive institucionale..’’  (http://lajmi.net/edhe-thaci-thote-se-javen-e-ardhshme-ndahen postet_100086096.html#sthash.2y5aCaF0.dpuf) .


Le të shpresojmë që Kosova pavarësisht problemeve politike gati të papajtueshme midis spektrave politikë kosovarë dhe midis vetë individëve që janë aktualisht kryetarë partie, të konsolidohet edhe më dhe nën kujdesin e BE dhe SHBA të ecë përpara drejt integrimit dhe drejt bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë me ish armiqtë e saj shekullorë Serbinë dhe sllavët në përgjithësi, por edhe ndaj konsolidimit të laicizmit duke respektuar fenë Islame dhe komunitetin e madh të saj si një fe që respekton shtetin laik dhe ndihmon në zgjidhjen dhe respektimin e problemeve që kanë lidhje me minoritetin serb, turk e rom, duke denuar racizmin nacionalist dhe ekstremizmin fetar.


 


 


 


 


Pirro Prifti: Historiani Gurakuqi dhe marrëzitë e tij të “luftës civile 1943-1945”


 


I ashtuquajturi historian, Romeo Gurakuqi në shkrimin e tij të ditës së premte të dt.20 nëntor tek Panorama me titull ‘Lufta nacional-clirimtare dhe lufta civile në Shqipëri’, por dhe në debatet e tij televizive,  vazhdon të nxisë debate shterpë por ajo që është më seriozja, nëpërmjet këtij shkrimi ashtu sikurse dhe në debatet e disa ditëve më parë tek Klan, po tregon edhe njëherë se sa vështirë e ka një person të quhet historian kur në fakt personi nuk ka njohuritë bazë se cfarë quhet luftë civile dhe cfarë quhet luftë clirimtare, se kush është hero e kush është tradhëtar. Pa këto njohuri bazë na del problemi i vjetër alla ‘Shaban Memia’ ku personi mbaron shkollën e lartë pa mbaruar të mesmen.


 


Sidoqoftë, pa i hyrë problemit për arsimin dhe kulturën personale të personit i cili mban një mbiemër të madh (por vetëm e mban dhe nuk e meriton deri tani), dhe megjithë respektin për cfletimin e literaturës anglo-amerikane (sipas tij), sepse nuk është njëlloj të cfletosh letrat dhe të dhënat e arkivit por kur je në rolin e ‘Din Pakut’ sigurisht do të nxjerrësh konkluzione ‘Din Paku’, dhe tjetër është në pozitën e një profesionisti që kur del në media flet gjëra serioze e jo marrëzira.


 


Sa për kureshtje të shohim se cthotë Konventa e Gjenevës dhe Kryqit të kuq për luftën civile.


 


Konventa e Gjenevës nuk e përcakton egzaktësisht se cfarë është lufta civile por përmënd se Lufta civile është:… një përgjegjësi e partive që marrin pjesë në një konflikt të armatorsur por jo të karakterit ndërkombëtar.!! Kjo  përfshin luftrat civile, pa ndonjë përcaktim specifik . Gjëndjet që pranohen si luftë civile nga ICRC (International Committy of the Red Cross) janë:


 


-Partia në revoltë kundër qeverisë de jure zotëron një forcë të organizuar ushtarake, një autoritet përgjegjës për këto veprime të cilat janë brënda një territori të caktuar dhe që kanë mjete të respektimit për Conventat.


 


-Qeveria  Ligjore detyrohet që të ketë mbështetje të forcave të ushtrisë së organizuar të saj kundër kryengritësve po të organizuar dhe ata si një ushtri dhe në zotërim të një pjese të territorit kombëtar.


 


-Qeveria de jure t’i ketë pranuar ti njohë  kryengritësit si ndërluftues; ose ashtu si pretendojnë kryengritësit për të drejtat e tyre si palë ndërluftuese; ose ka pranuar njohjen e kryengritësve si palë ndërluftuese për qëllime vetëm bazuar në Konventat e pranishme; ose që konflikti ka qënë pranuar në axhendat e Këshillit të Sigurimit ose në Asamblenë e Përgjithshme të kombeve të bashkuara si një kërcënim për paqen apo për prishje të paqes, ose si një akt agresioni.


 


-Kryengritësit të kenë një organizatë që kanë  qëllime dhe karakteristike të njëta me ato të një shteti (ligjor); Autoritetet civile të kryengritësve të ushtrojnë de facto,  autoritet mbi popullatën brënda një pjese të përcaktuar të territorit kombëtar; Forcat e armatosura të jenë nën drejtimin e një autoriteti të organizuar dhe të jenë të të përgatitur për të observuar ligjet e zakonshme të luftës; Autoritetet civile të kryengritësve të pajtohen dhe të jenë të lidhur m dispozitat e Konventës ( http://en.ëikipedia.org/ëiki/Civil_ëar).


 


Autorë të tjerë kanë shprehur afërsissht të njëjtat ide për luftën civile si p.sh., James Fearon


 


një profesionist për luftrat civile në Universitetin e Stanfordit e përcakton luftën civile si një ’konflikt violent brënda vëndit në të cilin luftojnë grupe të organizuara me synimin që të marrin pushtetin në qëndër apo rajon apo të ndryshojnë politikat aktuale qeveritare’.


 


Profesori tjetër Ann Hironaka (autor i librit ‘Neverending wars’) specifikon më tej se… njëra anë e luftës civile është shteti… Intensiteti në të cilën problemet civile transformohen në luftë civile është e kontestuar nga akademikët. Disa profesorë  të shkencave politike e përcaktojnë luftën civile si pasjen e më shumë se 1000 viktima, ndërsa disa të tjerë specifikojnë se edhe të paktën 100 viktima për secilën palë përbëjnë luftë civile (Collier, Paul; Sambanis, Nicholas, eds. (2005). Understanding Civil War :Evidence and Analysis. 1: Africa. Ëashington, DC: The Ëorld Bank. ISBN 978-0-8213-6047-7.).


 


Merreni me mënd të nderuar lexues se cfarë argumentsh sjell i nderuari Gurakuqi për luftën nacional-clirimtare. Asnjë nga argumentat e tij nuk i afrohet asnjë definicioni për luftën civile në të cilën luftë civile quhet tekstualisht si një luftë e dy ose më shumë grupeve të organizuara për të marrë pushtetin , luftë e cila konsumon dhe shkatërron vëndin. Luftra civile kanë qënë nëSomalia, Burma (Myanmar), Uganda and Angola, Sudan, Kamboxhia, Siri.


 


Në asnje nga këto vënde nuk kishte pushtues sic ndodhi në luftën nacional-clirimtare në Shqipëri. Pra në Shqipëri lufta nuk lindi për të marrë pushtetin dhe as partitë e krijuara nuk kishin si përparësi marrjen e pushtetit por kishin përparësi  clirimin e vëndit. Këtë partitë dhe organizmat e krijuara në Shqipëri e realizuan më formimin e Frontit Demokratik i cili e cliroi Shqipërinë madje cliroi dhe terrotore jashtë vendit, nën kryesimin e PK.


 


Argumentet e pseudo-historianit Gurakuqi janë kryekëput jo profesionale kur thotë  se pati luftë civile. Jo i nderuar.


 


Në shkrimin e tij por dhe debatet e tij në televizion, sa jo-profesional, por dhe deformues për një  histori fitoreje dhe përpjekjeve të popullit shqiptar për të larguar pushtuesit është i bazuar në disa argumente sa diabolike ashtu dhe të pasakta:


 


-se luftën e drejtoi Enver Hoxha, në një kohë kur emri i Enver Hoxhës si person drejtues u cfaq për herë të parë në popull në vitin 1946!


 


-se përcarja paska filluar në 43 kur kapitulloi italia fashiste, dhe se lufta kundër Italisë na paskesh qenë clirimtare deri atëhere?! Kurse Gjermania sipas tij ishte ne kalim e siper…. dhe nuk paska qënë pushtuese?!


 


-Se Veriu nuk ishte me ‘komunistët’ e jugut të cilët e pushtuan veriun ( marrëzi të papara nga goja e një historiani),


 


– se pushtimi italian apo dhe ai gjerman krijoi mundësine që të realizohej Shqipëria etnike (?!), por ‘komunistët ‘ nuk deshën.


 


– mbivendos dhe ngatërron luftën nacional clirimtare me vendosjen e diktaturës komuniste pas vitit 1946, duke  i atribuar Enver Hoxhës merita që nuk i kishte.


 


Argumenti luftë civile është një shpikje djallëzore për të justifikuar tradhëtinë e një organizate si Balli Kombatar dhe Legaliteti ndaj përpjekjeve për clirimin e vëndit. Për këtë arësye por dhe për ndonjë  arësye  tjetër  individuale  të tij (p.sh.,  ‘më mirë nami se syri’, për të vënë në dukje emrin e tij si historian për të mirë a për të keq), pseudo-historiani Romeo Gurakuqi nëpërmjet shpikjes ( gjithashtu jo të tij)  të luftës civile dhe më qesharakja ajo e viteve 43-45 (?!), kërkon të bëjë apologjinë e tradhëtisë së drejtuesve të Ballit Kombëtar dhe të drejtuesve dhe atyre që muarën pjesë në qeverisjet kuislinge. Ky është një turp i vërtetë për ata që e dëgjojnë por më tepër për ata që e miratojnë këtë marrëzi. Në këtë mënyrë Historia e Shqipërisë mesa duket edhe në të kaluarën është deformuar, apo fshirë fare pikërisht nga njerëz të tillë të cilët duke patur në dorë disa mjete si media, apo miqësitë, pushtetarë bëhen apollogjetë të tradhëtisë duke e justifikuar me një argument edhe më të poshtër- luftë civile në një kohë që lufta ishte edhe nacional edhe clirimtare dhe  se nuk e laun as topi dhe as marrëzitë e Din Pakëve.


 


Së fundmi argumentet për luftën nacional clirimtare ja sa të qarta aq edhe të njohura në të gjithë botën:


 


-L-n-cl  ishte një luftë e drejtuar nga Fronti nacional-clirimtar kundër një pushtuesi të huaj,


 


-Fronti Demokratik në drejtimin e komunistëve u përfshi në koalicionin anti-fashist ndërkombëtartë drejtuar nga SHBA-Angli-BRSS dhe zbatoi urdhrat e tij në luftën kundër italo-gjermanëve,


 


-Prania e delegacionit anglez ne shtabin e përgjitshem të Ushtrisë nac-clirimtare si dhe të disa ushtarakëve amerikanë e  konfirmon këtë (pa zënë në gojë bashkëpunimin e ushtrinë e Titos që ishte anëtare e koalicionit anti-fashist gjithashtu),


 


-Rënia e shumë dëshmorëve  në luftë kundër pushtuesve  shumica dërrmuese e të cilëve ishin pjesë e Frontit Demokratik dhe  nuk ishin komunistë.


 


Në përfundim mund të them që i nderuar Gurakuqi duhet të rivlerësojë njohuritë e tij përsa i përket historisë dhe koncepteve bazë sepse  dalja në media  për hir të  ‘namit’, nuk mund të justifikojë shijen e hidhur të amatorizmit të historiani si ai.


 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …