Pirro Prifti: Krim …..pa Ndëshkim

Të rralla janë vendet ku ata që kryejnë krime vazhdojnë jetën politike pa u ndëshkuar.


Nuk është problemi se nuk ndëshkohen VIP-at apo drejtuesit politikë ose ata shoqërorë dhe dënohen vetëm  recidivistët dhe delinkuentët pa poste.


Problemi është kthyer në një obsesion dhe në një fobi sociale kur mendon se krimet e kryera në formën e korrupsionit, hajdutllëkut, shkeljes së   ligjit, ose dhe vrasjeve me prapavija politike, janë bërë me idenë e fajtorit se…. këto gjëra po i bëjnë që të pasurohen dhe duke u pasuruar të krijohet klasa e pasur me qëllim që të disancohet vëndi sa më shumë nga murtaja komuniste…


Apologjia hipokrite e pasurimit sepse komunizmi na la të varfër dhe  të barabartë në varfëri,  e shumëfishuar pas viteve `90 nëpërmjet klaneve drejtuese politike, krijoi  idenë e shkeljes së ligjit dhe të pandëshkueshmërisë ngë të gjithë.


Aq më të lehtë e patën drejtuesit sepse ata mbollën idenë  e ..o burra të pasurohemi, ligjin e bëjmë në që jemi në pushtet dhe nuk dënohemi po ta shkelim atë…, ose edhe më tragji-komikja: Poshtë komunizmi, dhe shkatërro pa kriter pronën, veprat e bëra nga populli,  dhe përvehteso e digj arkivat, hipotekat; të gjitha këto në emër të pasurimit pa kriter, sepse për partitë politike thirrjet `poshtë komunizmi` fshihte në vetvehte jo vetëm që komunizmi nuk mund të kthehej më, por nën maskën e ndëshkimit të komunizmit (që gjithsesi të kujton fjalë e urtë popullore .`ujku ujku por çakalli po bën namin`), po mbulohej një krim tjetër që nisi si ndëshkim ndaj së kaluarës por që nën këtë kamuflazh keq pëdoruan,  keqmanaxhuan, dhe përvehtësuan  pronën shtetërore aq sa dhe OSBE, BE, dhe organizata ndërkombëtare u shqetësuan se Shqipëra deri në vitin 2011 nuk kishte bërë as inventarin e popullatës dhe as inventarin e pronave.


Ky ishte një turp i madh për shtetin shqiptar, pushtetet e të cilit mbajnë përgjegjësi të rëndë për shkeljet e ligjit dhe për mos zbatimin e tij. Gjithçka u krye nën emrin që duke shkatërruar dhe marrë ato që prodhoi komunizmi, Shqipëria do të bëhej më e mirë në të ardhmen. Por nuk ndodhi kështu.


Kjo të kujton Romanin e Fjodor Dostojevskit “Krim dhe Ndëshkim“.


Shkurtimisht personazhi kryesor  Rodion Raskolnikov.. fokusohet në dilemën dhe brerjen e ndërgjegjes së Raskolnikovit (që ishte një ish student në Shën Petërsburgun e atëhershëm)   në se vrasja e një njeriu si fajdexhiu i paskrupullt ndaj të cilit ishte borxhli Raskolnikovi do të shërbente për të të kryer vepra të mira në të ardhmen, sepse bota do të shpëtonte nga një krimb i ndyrë si fajdexhiu, të cilit i kishte borxh?!


Pra kryerja e një vrasjeje bëhet për të testuar teorinë që njerëz të aftë për të kryer të tilla veprime, –  të kenë të drejtën për ti kryer këto veprimë të rënda si vrasja- me besimin se vrasja qënka e lejueshme kur bëhet fjalë për qëllime me të larta dhe për të përmirësuar të ardhmen…..


Në këtë rast, persoazhi i romanit të Dostojevskit  e krahasonte vehten më Napoleon Bonapartin…


Kjo ka ndodhur  dhe me kastën drejtuese të politikës sonë 25 vjeçare e cila krahas detyrës për të shëmbur komunizmin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin shqiptar i lejoi vehtes (sigurisht me pa të drejtë) të dëmtojë të keq manaxhoje dhe të përvehtësoje assetet e shtetit dhe të krijojë kushte për të lulëzuar krimi dhe korrupsioni me qëllimin e mirë.. për të krijuar klasën e pasur…


Përplasjet e ashpra politike këto dy vjet pas fitores së maxhorancës së sotme janë pikërisht problemet e pazgjidhura këto 25 vite të tranzicionit: informaliteti, korrupsioni galopant, kriminalizimi i politikës, dhe papunësia si pasojë e politikave të gabuara.


Ndihma e BE dhe SHBA në përshpejtimin e integrimit, në vendosjen e zbatimit të ligjit për shkak të pandëshkueshmërisë të shkelësve V.I.P.-a të ligjit, ka hasur kundërshtimin e ashpër të opozitës e cila nuk po e kupton se kundërshtimi i ashpër i veprimeve të Maxhorancës të miratuara edhe nga BE, nuk do ta çojë as Opozitën për të marrë më shumë vota, dhe as stabilizimin e ekonomisë dhe as dekriminalizimin e vëndit, duke patur parasysh se vetë Opozita është fajtorja kryesore e kësaj gjendjeje gjatë qeverisjes 8 vjeçare por edhe gjatë qeverisjesve në total 14 vjeçare.


Është ajo që ka nxitur dëshirën për të krijuar të ashtuqajturën ` klasë e pasur` me cdo kusht, pra duke thyer dhe ligjet, është ajo që ka nxitur me mosveprimet e saj mbjelljen e drogës dhe fshehjen e informacionit, është ajo që ka dëmtuar rëndë teknokracinë profesionale duke preferuar militantizmin partiak për vëndet e punës.


Po ky problem, ishte akut edhe gjattë 8 viteve të qeverisjes së majtë.


Problemet që hasen sot në politikën shqiptare janë pikërisht pasojat e politikave të gabuara të së kaluarës, dhe është mirë që Opozita të luajë rol konstruktiv e debatues dhe jo destruktiv në formën e sharjeve, fyerjeve, dhe mos pasjes së asnjë alternative dhe për më tepër të mungesës së reflektimit.


Nuk është e rastit që sot në gazetën RD të dalë një titull  sa komik aq edhe tragjik: “Maxhoranca po prish Kanabisin e mbjellë në veri… për të rritur çmimin e kanabisit në jug në Tepelenë“?!  Çështë kjo thagmë opozitare? Çjanë këto orientime idiote të politikës opozitare? Kështu do të luftohet droga? Kështu do të ndihmohet Shqipëria për u integruar?


Aspekti tjetër i rëndësishëm është dekriminalizmi i politikës.


Kjo nuk mund të bëhet me sharje dhe me ofendime por më pëmrësimin e ligjeve dhe,  jo duke përdorur vetëm Dëshminë e Penalitetit siç është bërë deri tani, për të cilën duhet të turpërohet edhe vetë Opozita e cila ka nxjerrë edhe deputetë e drejtues, pikërisht nëpërmjet këtij ligji.


Duke patur parasysh problemet e mëdha të përshkruara më sipër dhe përkrahjen e BE për të luftuar korrupsionin, reformën në drejtësi,  kriminalitetin (nëpërmjet ligjeve të dekriminalizmit dhe atij të lustracionit), informalitetit, emigracionin dhe papunësinë, është e domosdoshme që të bashkëpunohet, ndryshe popullit do i krijohet përshtypja se lufta politike që bëhet në parlament nuk ka qëllim tjetër vetëm e vetëm për të mbuluar të palarat, fshehjen e krimit, fshehjen e korrupsionit, paaftësinë për të drejtuar, dhe më në fund vjen sigurisht edhe zhgënjimi 25 vjeçar i popullit: dëshira për tu larguar sepse gjëndja nuk përmirësohet.


Dhe ky fakt rëndon tërësisht mbi politikën shqiptare: mungesa e plotë e dëshirës për të zgjidhur problemet sepse nëse zgjidhen- ka shumë mundësi që të dalin se fajtorët kryesorë janë ata që kanë qënë në drejtim por kanë mbetur të pandëshkuar.


Duke ndenjur të pandëshkuar për një kohë të gjatë, këta politikanë dhe servilët e tyre kanë bërë çmos që të çmontojnë shtetin duke u rizgjedhur apo riemëruar dhe duke formuluar ligje më boshllëqe që i amendonin herë pas here sipas dëshirës, dhe duke penguar transparencën.


Rezultati shihet sot në parlament si vatra ku shihen më mirë problemet dhe pasojat e problemeve: Ujqër e çakej të veshur me lëkure deleje që predikojnë….  hakmarrje, të përzjerë me dele që ulurasin si ujq që ….predikojnë paqe,- në një kakofoni përqeshëse ndaj popullit që dëgjon e shurdhohet dhe nuk kupton se si mund të zgjidhet kjo zallamahi 25 vjeçare.


Rezultati –dëshira për të emigruar, larg, Hipokritëve të politikës.


Mendoj se Maxhoranca duhet të kryejë deri në fund detyrat elëna dhe të miratuara nga BE, pa u tërhequr, duke bashkëpunuar me pjesën më të mirë të Opozitës.


Se si mund të bëhet kjo, duhet durim dhe bashkëpunim.

Kontrolloni gjithashtu

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

Arbanë Qeriqi-Gashi: Fetnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar

F- etnete Ramosaj, një personalitet me një kompleksitet të paepur intelektual, shoqëror dhe kombëtar, është një …