Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë raportimit të tij në komisionin për dezinformimin tha se Shqipëria kërcënohet nga lajmet e rreme ruse dhe iraniane. Ky manipulim informacioni nga shtete të huaja që përfshinë dezinformimin dhe propagandën, është kërcënim ndërkombëtar i sigurisë që mund të krijojë përçarje brenda dhe midis vendeve, të rrezikojë integritetin e zgjedhjeve dhe të minojë besimin e publikut ndaj qeverisë”, tha Vengu. Vendi ynë është në shënjestër të dezinformimit dhe propagandës keqdashëse. Sjell në vëmendje këtu një shembull tjetër, në momentin kur në prill 2024, Ministria e Mbrojtjes themeloi qendrën e novacionit të sigurisë dhe mbrojtjes, e pamë që në mënyrë zyrtare dhe qoftë përmes kanaleve mediatike u ringjall edhe rrëfimi rus madje përmes zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, ku ajo tha se ky investim i NATO-s po etiketohet qëllimisht si një burim për kërcënime hibride në Ballkan dhe praktikisht akuzonte Shqipërinë që kishte një strategji ofensive për kërcënime hibride në Ballkan.

Pirro Vengu: Marrëveshja me Kosovën dhe Kroacinë është e hapur edhe për Serbinë, nuk kemi nevojë për leje për bashkëpunimet tona

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka deklaruar se Shqipëria, Kosova dhe Kroacia nuk kanë nevojë të marrin leje nga askush për të nënshkruar marrëveshjen trepalëshe në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se kjo iniciativë nuk është ndërtuar kundër asnjë vendi. I pyetur për reagimet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, Vengu tha se ka vënë re “një sens paniku” nga deklaratat zyrtare në Beograd, por sqaroi se marrëveshja synon stabilitetin dhe sigurinë rajonale. “Kam qenë unë vetë i pari që kam shprehur ftesë që edhe Serbia, nëse gjykon se stabiliteti, qëndrueshmëria dhe e ardhmja euroatlantike e rajonit janë të rëndësishme, t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. Nuk kam marrë asnjë përgjigje për këtë ftesë,” u shpreh Vengu. Ai bëri të ditur se në bazë të marrëveshjes, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nisur bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë atë ushtarake, stërvitore, akademike-arsimore dhe prodhimin ushtarak. Më tej, ministri sqaroi se me Kosovën ka dakordësi konkrete për mjete të blinduara, duke përmendur dy arsye kryesore: rreziqet dhe kërcënimet reale në rajon, si dhe nevojën për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse. “Ne mikpresim edhe vende të tjera që t’i bashkëngjiten kësaj nisme. Është një partneritet i hapur. Të tre vendet kanë nevoja të ngjashme për rritjen e kapaciteteve në fushën e mbrojtjes,” përfundoi Vengu.

Kontrolloni gjithashtu

Protesta, paraburgim i gjatë dhe akuza për drejtësi selektive ndaj Gjykatës Speciale

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë po shihet gjithnjë e …