Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor

Pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Serbisë kanë parakaluar nëpër qytetin veriperëndimor boshnjak, Prijedor. Kundër këtij parakalimi, ka reaguar zyrtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq. Ai ka shkruar se “duhet të mësohet menjëherë se kush e ka lejuar ushtrinë serbe të hyjë në territorin e shtetit të Bosnje e Hercegovinës. “Presidenca e BeH nuk e bëri këtë. A e bëri Ministria e Mbrojtjes? Kjo duhet të mësohet menjëherë. Nëse nuk ishte as Ministria e Mbrojtjes, atëherë është një akt klasik agresioni,” ka shkruar mes tjerash, zyrtari i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zheljko Komshiq, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj kërkon zgjedhje të reja: Retorikë politike për të fshehur dështimet e klasës politike

Nasim Haradinaj ka deklaruar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, duke theksuar …