Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po arrijnë rezultate të larta në trajnimin për qitje

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës po arrijnë rezultate të larta në trajnimin për qitje. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes po realizohen trajnimet në përputhje me misionin dhe konceptin bashkëkohor të profesionalizmit të kuadrove tona në të gjitha profilet dhe se pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, po arrijnë rezultate mbresëlënëse. Ai ka shkruar se trajnimi dyjavor specialistik për qitje të mprehtë u realizua me sukses të lartë, si në pjesën terorike ashtu edhe atë praktike në qitje në kushte të ndryshme atmosferike. “Efektiviteti shumë i lartë i treguar në qitje është dëshmi se komandot tona janë të përgatitur vetëm për fitore në çdo operacion Vazhdojmë drejt sukseseve të radhës!” ka shkruar, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami sfidon Albin Kurtin: Në vend që të akuzojë opozitën për Radoiçiqin, le të tregojë si e la të ikte

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kundërshtuar ashpër akuzat e kryeministrit Albin Kurti dhe Vetëvendosjes, …