Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, demolojnë mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera

Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të FSK-së, demolojnë mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera

Në kuadër të operacioneve të pastrimit të fushëbetejave; pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjatë javës së kaluar kanë gjetur mbi 200 mjete eksplozive të pashpërthyera në Parkun e Lirisë në Ferizaj. FSK thotë se pas sigurimit të zonës është bërë transportimi i këtyre mjeteve në poligonin e Harilaqit, të cilat janë demoluar nga pjesëtarët e EDO-së të FSK-së dhe ata të EOD-së të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …