Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që t’u
shmangen turmave të mëdha, koncerteve e manifestimeve, për shkak të rrezikut
nga sulme të mundshme terroriste. Autoritetet e sigurisë, pas sulmeve të fundit
terroriste që ngjanë në Paris, u kanë bërë tirrje qytetarëve të Kosovës që t’u
shmangen vendeve të frekuentara, siç janë koncertet, ndeshjet sportive, klubet
e natës, stacionet e autobusëve apo qendrat tregtare. Kjo thirrje është bërë
gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Sigurisë së Kosovës, e cila u
kryesua nga kryeministri Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Përgjimet zbardhin skenarët për mbulimin e krimit në Reçak
Sipas detajeve të publikuara nga The Washington Post, përgjimet telefonike mes Nikola Shainoviqit dhe kreut …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
