leoni

Plani i Ahtisarit: “Kosova një autonomi hibride serbo-shqiptare”

Plani i Ahtisarit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, i mirëpritur nga kreu politik i vendit dhe nga zyrtarë të lartë të shteteve perëndimore, parasheh krijimin e një entiteti hibrid serbo-shqiptar, një si republikë shumetnike, e cila, si e tillë, parashihet të funksionojë si një lloj republike autonome e bashkuar serbo- shqiptare e tipit të republikave autonome të ish- Bashkimit Sovjetik. Në të gjitha segmentet që ofron ky plan parashihet krijimi i një entiteti pa identitet të mirëfilltë kombëtar dhe pa asnjë element të shtetit funksional demokratik. Pjesa dërrmuese e përmbajtjes së këtij dokumenti rregullon pozitën e pakicës kombëtare serbe, pozitën e kishave dhe manastireve, krijimin e komunave serbe, lidhjen e këtyre komunave mes veti e me Beogradin, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pakicën serbe.
Ja si përkufizohet dhe si pritet të konstituohet kjo shoqëri e propozuar mbase edhe e ideuar nga Marti Ahtisari.
“1.1 Kosova do të jetë shoqëri shumetnike që do të vetëqeveriset në mënyrë demokratike, dhe me respektim të plotë të sundimit të ligjit, përmes institucioneve të saj legjislative, ekzekutive dhe juridike. 1.2 Ushtrimi i autoritetit publik në Kosovë do të bazohet mbi barazinë e të gjithë qytetarëve dhe respektimin për nivelin më të lartë të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të pranuara ndërkombëtarisht, si dhe për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave dhe kontributeve të të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të këtyre komuniteteve”. 

Këto dy nene përcaktojnë karakterin multietnik të Kosovës, ku më shumë se 90 për qind të popullatës e përbëjnë shqiptarët. 10 për qindëshi me pjesëtarë serbë është barazuar me shumicën shqiptare në të gjitha segmentet, madje pakica kombëtare serbe është majorizuar deri në atë nivel sa parashihet të mbajë peng çfarëdo ndërrimi të kushtetutës së ardhshme të vendit.
Ky plan definon dhe përcakton të gjitha të drejtat e entitetit serb si komb shtetformues, me privilegje maksimale, të cilat nuk janë praktikuar, as janë firmosur ndonjëherë në asnjë shtet të botës.
Komunat serbe kanë të drejtë të lidhen dhe të bashkëpunojnë me komunat e Serbisë, por këtë të drejtë nuk e kanë komunat shqiptare me as njëlloj lidhjeje me komunat e Shqipërisë, meqë kufiri me Shqipërinë vazhdon të mbetet kufi i shtetit serb, dhe jo kufiri i Kosovës së ardhshme.
Përmbajtja shumetnike e Kosovës parashihet të jetë bazament i të gjitha përmbajtjeve, jo vetëm kulturore e arsimore, por edhe shtetformuese e kushtetuese, meqë në një Kosovë të tillë, “as mish as peshk”: 
“1.6 Gjuhë zyrtare janë gjuha shqipe dhe serbe.
1.7 Kosova do të ketë simbolet e veta të dallueshme nacionale, përfshirë flamurin, stemën dhe himnin, duke reflektuar karakterin e saj shumë etnik.
1.8 Kosova nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë bashkim me ndonjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
1.9 Kosova do të bashkëpunojë plotësisht me të gjitha entitetet e përfshira në zbatimin e kësaj Marrëveshje dhe do të marrë të gjitha obligimet sipas kësaj marrëveshje. Kosova dhe Republika e Serbisë inkurajohen të bashkëpunojnë sinqerisht për çështjet që kanë të bëjnë në zbatimin e kushteve të kësaj Marrëveshje.

Këto nene përcaktojnë më së miri jo vetëm karakterin multietnik, por edhe kufizimet që do të ketë zhvillimi i ardhshëm i vendit në të gjitha segmentet. Flamuri, stema dhe himni do të kenë përmbajtje shumetnike. Ato nuk do të jenë as shqiptare dhe as serbe, por edhe shqiptare edhe serbe. Këtu qëndron tërë hipokrizia pse jo edhe marrëzia e këtij projekti. Kosova nuk paska të drejtë të ketë pretendime territoriale, por nuk saktësohet se a e gëzojnë këtë të “drejtë” për pretendime Serbia dhe ish RJ e Maqedonisë, e cila mbanë nën okupim 2400 hektarë tokë të vendit tonë.
Si mund të shpiken simbole të dhunshme serbe-shqiptare, kur dihet mirëfilli se e kaluara e këtyre dy popujve është armiqësia e pashembullt 13 shekullore, e cila nuk mund të rregullohet me idetë eklektike, apo sentimentale të një Ahtisari por as të gjithë ahtisarëve tanë, të cilët me këtë rast kanë ngrënë sikur thuhet “sapunin” për “samun”. Më tej thuhet se “Kosova dhe Republika e Serbisë do të bashkëpunojnë sinqerisht”. Në këtë pasus nuk përcaktohet, cila do të jetë pozita e Kosovës për bashkëpunim në raport me Republikën e Serbisë. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit të tillë të “sinqertë”, është vështirë të prognozohet si do të duket ai farë lloj sinqeriteti tejet naiv.br> 
2.5 Kosova do të promovojë dhe respektojë plotësisht një proces të pajtimit mes të gjitha komuniteteve të saj dhe pjesëtarëve të tyre 
Ky nen i cili parasheh pajtimin mes të gjitha komuniteteve nuk saktëson rrugën as metodën e këtij lloj pajtimi. Dihet se askund në botë nuk ka ndodhur, as mund të ndodh pajtim i dhunshëm. Pajtim mes viktimës dhe xhelatit nuk ka pasur në asnjë vend të botës. Nëse mendohet se janë pajtuar dhunshëm, serbët, myslimanët dhe kroatët e Bosnjës, këtu kemi të bëjmë me pajtim të një populli, i cili dallon mes veti vetëm në aspektin fetar, por jo edhe në atë gjuhësor, kulturor, historik dhe racor.
Përderisa mohohet lufta e drejtë çlirimtare e popullit shqiptar, përderisa mohohet tërë historia e luftës së popullit shqiptar kundër pushtimit dhe kolonializmit serb, përderisa shpërbëhet TMK-ja si formacion i dalë nga ish UÇK-ja, dhe të gjitha vuajtjet, krimet dhe monstruozitetet që kanë kryer serbët kundër shqiptarëve gjatë sundimit prej vitit 1912, deri më 1999 trajtohen si konflikte, nuk mund të ketë kurrë pajtim, sepse nuk ka ndodhur asnjëherë në botë një pajtim mbi baza të tilla. Nuk është saktësuar se kush mund të fal në emër të kujt. Me siguri se shqiptarët nuk do t’ i falin kriminelët serb për hir të Ahtisarit, por as për hir të politikanëve tanë shumëngjyrësh e multietnikë. Çështja e faljes është çështje shumë delikate, dhe ajo nuk mund të “promovohet” me kthimin dhe lëvizjen e lirë të kriminelëve serbë në Kosovë. Mund të bëhen sprova në këtë drejtim, nëse gjenden mendjelehtë të tillë.

Politikanët tanë, anëtarët e Grupit të Unitetit mund të falin për vete dhe familjet e tyre, nëse janë prekur ndokund nga krimet serbe, por nuk kanë të drejtë të falin për qindra mijëra familje të masakruara shqiptare nga bandat ushtarake e policore serbe, prej vitit 1912 e deri në vitin 1999.
Faljen kolektive në emër të të gjithë shqiptarëve, nuk besohet se ka të marrë që do të mund ta marrin përsipër. Andaj falja, në kushte dhe rrethana të tilla kur majorizohet pakica serbe dhe kërkohet të gjunjëzohet shumica shqiptare, është një “non sens sui generis”
Kjo farë “pakoje” e Ahtisarit veç tjerash parasheh:
6.3 Komunat në Kosovë do të kenë të drejtë për bashkëpunim ndërkomunal dhe tej-kufitar lidhur me çështjet e interesit të ndërsjellë gjatë ushtrimit të përgjegjësive të tyre, siç përcaktohen ne Aneksin III të kësaj Marrëveshjeje. 6.4 Kufijtë e komunave të reja do të përcaktohen në përputhje me Shtresën e Aneksit III të kësaj Marrëveshjeje.
Këto dy nene saktësojnë dominimin dhe vazhdimin e politikës hegjemoniste të Serbisë në Kosovë përmes themelimit të komunave serbe, të cilat do të kenë të drejtë të bashkëpunojnë edhe me komunat “tej-kufitare”, për çështje të interesit të ndërsjellë.
7.1 Kosova do t’u sigurojë autonomi dhe mbrojtje të gjitha konfesioneve fetare dhe vendndodhjen e tyre Brenda territorit të saj.
7.2 Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS), klerikëve dhe personelit të tyre, aktiviteteve dhe pronës, do t’u ofrohet siguri shtesë dhe mbrojtje tjetër për të gëzuar plotësisht të drejtat e tyre, privilegjet dhe imunitetet, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.
7.3 KOS-i do të jetë pronari i vetëm i pronës së saj në Kosovë, me liri të veçantë rreth menaxhimit të pronës së saj dhe qasjes në objektet e saj, siç përcaktohet në Aneksin V të kësaj Marrëveshje.
Këto tri nene i njohin Kishës serbe jo vetëm autonomi të plotë, por i japin shkallën më të lartë të sovranitetit mbi pronën e vendit tonë, duke ofruar siguri speciale policore për 40 kisha e manastire, si dhe për pronën që parashihet ta uzurpojnë këto kisha e manastire, madje edhe atje ku nuk ka, as ka pasur ndonjëherë besimtarë serbë, sikur është rasti me Kishën politike të Deviçit. Kishat e tilla pa besimtarë shënojnë “legjitimitetin” e destruktivitetit pushtues. Kjo qasje ndaj Kishës serbe, është bërë në pajtim të plotë jo me standarde ndërkombëtare, sepse standarde të tilla nuk njeh bota e qytetëruar, por me standarde të dhunshme, të njëanshme, kundërshqiptare, e pse jo dhe kundër-njerëzore.

Përse xhamitë apo kishat katolike në Kosovë nuk gëzojnë të njëjtat të drejta rreth pronës?
Përse në Kosovë nuk nxirret ligj për ruajtjen e Sinagogave hebreje, të cilat serbët i kanë zhdukur qysh prej vitit 1912, jo vetëm në Serbi por edhe në Kosovë, në ish RJ të Maqedonisë e gjetkë.
Nga 3600 xhamitë, teqetë, vakëfet, singogat e mesxhidetë që ka pasur Serbia deri në vitin 1912, tash kanë ngelur vetëm tri katër sosh. Në emër të cilit “qytetërim” serbët kanë vepruar, apo janë lejuar të veprojnë nga gjyshërit e ahtisarëve apo të bizmarkëve të moçëm? 
Përse, në emër të kësaj lire fetare, satanizohen “vehabitët” madje edhe etiketohen si terroristë islamë, vetëm pse paskan mjekra. Kanë harruar këta zotërinj se janë pikërisht priftërinjtë ortodokse serbe ata që mbajnë mjekra, flokë të gjatë.
Janë pikërisht kishat serbe vendet e krimeve, ku janë masakruar madje edhe fëmijët dhe gratë shqiptare. Janë kishat e manastiret serbe atje ku është fshehur armatimi i kriminelëve gjatë luftës dhe ku janë zbuluar eshtrat e qindra shqiptarëve të zhdukur. 

Ky majorizim pretekcionist i kishës serbe nga Ahitisari, ka për qëllim ta “legjitimojë” dhe ta restaurojë hegjemonizmin, dominimin dhe pushtimin serb të Kosovës që nga viti 1912.
Përpjekjet për t’i getoizuar këto kisha e manastire, bëhen me qëllim të caktuar antiislam, antishqiptar, për t i paraqitur serbët si viktima, dhe shqiptarët se dhunues të fesë serbe, sepse feja “shënsaviste serbe, nuk mund të barazohet me ortodoksinë e vërtetë fetare. Improvizime të këtilla monstruoze kanë zgjatur prej kohës së mesjetës e deri tani.
Dhe, pikërisht për këto zezona antishqiptare, që lidhen fizikisht me këto kisha e manastire, këto objekte diabolike politike, dhe aspak fetare, do të jenë në shënjestër kurdoherë, sepse ato rrezatojnë prapambetje, dhe shqiptarëve do t’ iu përkujtojnë gjithnjë krimet e llahtarshme që kanë kryer serbët kundër tyre, qysh prej kohës kur ata si hordhi barbare, pagane, kaluan Karpatet dhe dogjën e shkatërruan trojet e atëhershme të Ilirisë.
Kisha serbe ka qenë dhe ka mbetur përkrahëse e përkushtuar e militarizmit fashist serb, përkrahësja dhe mbështetësja më besnike e regjimit të kryesatanait, Milosheviq, por edhe sot përkrahëse dhe strehuese e kriminelëve: Karaxhiq dhe Mladiq e të tjerë.
Projektuesi i projektit për të ardhmen e Kosovës, Marti Ahtisar, ose ata që i kanë ndihmuar në sajimin e këtij projekti tejet tendencioz dhe aspak paqësor, kanë pasur dhe kanë synime të caktuara strategjike kundër çështjes shqiptare në përgjithësi e në veçanti kundër shqiptarëve të Kosovës.
Ahmet Qeriqi

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …