Platforma “Liria ka emër” mbajti një konferencë për media, ku shprehu shqetësimin për shkeljet e të drejtave në gjykimin e drejtuesve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë.
Ismail Tasholli tha se procesi gjyqësor ka devijuar nga standardet evropiane dhe bëri thirrje për rishqyrtim të procedurave, duke kërkuar drejtësi të paanshme dhe jo të bazuar në paragjykime.
Ai theksoi se marrja e provave nga Serbia e vendos mbrojtjen në pozitë të pabarabartë dhe kërkoi ndaljen e kësaj praktike.
“Gjykata Speciale, e cila akuzon zotëri Thaçin e të tjerët është bërë në bazë të raportit të Dick Martin dhe sot jemi gati në fund të procesit dhe nuk ekziston asnjë fjali e shtëpisë së verdhë. Hashim Thaçi dhe të tjerët janë për më shumë se katër vjet në paraburgim e jo në burg, është e argumentuar që është shkelje e standardeve për të drejtave të njeriut, shkelje e Kushtetutës së Kosovës. Është shqetësuese, sepse të gjithë kemi besuar që ka pasur për qëllim të garantohet që gjykimi do të mbetet brenda standardeve evropiane dhe nuk do të ketë ndërhyrje në drejtësi. Është zvarritje e tepruar. Shkelje është marrja e provave nga Serbia. Fakti që prokuroria ka akces të merr prova atje i bënë në pozicion të pabarabartë me mbrojtjen. Do të duhej të ndalej marrja e provave nga Serbia. Shkelja e katërt: e kemi pasur rastin e Sali Mustafës. Unë si jurist mendoj që shoqëria kosovare duhet të përmbahet nga ndërhyrjet në punën e gjykatës”, tha Gruda.