Zëvendës-kryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale

Zëvendës-kryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë më 18 qershor në lidhje me hetimet për kontratën e mbetjeve shtazore të Ministrisë së Bujqësisë, të drejtuar nga Faton Peci. Ministri Peci u intervistua më 27 maj si i pandehur pas bastisjeve në katër lokacione, përfshirë ministrinë dhe kompaninë përfituese të kontratës. Peci pranoi se kishte diskutuar çështjen e fabrikës me Bislimin, ndërsa vëllai i këtij të fundit punonte për kompaninë e lidhur me kontratën.

Kontrolloni gjithashtu

Rrustem Mustafa: Ligji për Specialen e përmbushi efektin politik, tani nevojitet angazhim diplomatik e juridik

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrustem Mustafa, ka kërkuar unitet politik dhe bashkërendim institucional …