Brickos

Gastronomet kërkojnë nga Qeveria që të zgjatet orari i punës dhe të hiqen kufizimet për dy javët e ardhshme

PLE me shqetësim ka pritur refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokal afarist

Subjekti Politik “Partia Liberale Egjiptiane- PLE” me shqetësim ka marrë informatat nga mediat lidhur me refuzimin për t’i shërbyer pjesëtarëve të komunitetit egjiptian nga një lokalet afariste në Gjakovë. Gjithashtu, si e papranueshme është edhe sulmi fizik që ndodhi dje ndaj disa personave të komunitetit rom në Prizren nga ana e pjesëtarëve të sigurimit fizik.

PLE thekson se ngjarjet si këto janë të shëmtuara dhe ndikojnë jashtëzakonisht keq në përpjekjet në integrimin dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve joshumicë. Ato si të tilla janë sinjale që institucionet shtetërore duhet akoma më shumë të bëjnë në mbrojtjen dhe lirine e të drejtave të njeriut në Kosovë, në fokus të vecantë të komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.

Për më tepër, Subjekti Politik PLE inkurajon që rastet e tilla të  raportohen sa më shumë nga komunitetet joshumicë. Të tilla veprime të shëmtuara derivojnë nga diskriminimi sistematik insitucional që i bëhet komuniteteve joshumicë tash e sa kohë dhe poqëse këto komunitete të ishin më të përfaqësuara në institucione vendim-marrëse të drejtësisë, potencialisht edhe luftimi i dukurive të tilla negative do të ishte më efikase.

Subjekti Politik PLE thekson se edhe pse në institucione qeveritare dhe në Parlament të Republikës së Kosovës kemi përfaqësues të komuniteteve joshumicë por për fat të keq reagimet e tyre janë sipërfaqësore, me apele dhe aq më keq, disa nga këta përfaqësues janë duke “përkëdhelë” keqbërësit e veprimeve të tilla të shëmtuara. Të tillë përfaqësues janë pjesë e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe meqenëse kanë pozicione të larta në hierarkinë shtetërore, ata kanë manifestuar dobësi të jashtëzakonshme të lidershipit dhe të mbro   MMjtjes dhe promovimit të të drejtave të komuniteteve joshumicë.

Subjekti Politik PLE, u bënë thirrjeve autoriteteve kompetente shtetërore, Policisë së Kosovës, Prokurorit të Shtetit, organeve gjyqësore dhe Institucionit të Avokatit të Popullit  që urgjentisht të hetojnë dhe të marrin masa adekuate kundër keqbërësve, duke i vënë ata përballë drejtësisë dhe vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohen raste të tilla diskriminuese dhe të bazuara në pikëpamje racore kurse nga komunitetet joshumicë në Kosovë kërkojmë të përmbahen me maturi dhe ta ruajnë qetësinë, virtyte këto që i kemi kultivuar tash e sa kohë.

Me respekt

Veton Berisha – kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane- PLE

Kontrolloni gjithashtu

Fronti Europian në Strugë: Ky është mision, andaj jemi bërë bashkë për fitore të thellë

Fronti Europian aktivitetet parazgjedhore i vazhdoi në komunën e Strugës. Para simpatizantëve, gjatë një bashkëbisedimi …