leoni

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka deklaruar se  për pesë vjet janë larguar nga Kosova mbi 550 ekipe mjekësore. Ai ka deklaruar  me këtë rast se për katër vjet e më shumë prej kur po  e  monitorojmë këtë lëvizje, diku rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës. Jashtë vendit më së shumti kanë ikur anesteziologë. Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, thotë se kjo ka ndikuar në listën e pritjes dhe kjo gjendje  ka  rritur pakënaqësitë e pacientëve. Edhe kjo varet prej sektorëve. Më të goditurit ka qenë edhe sektori i  kirurgjisë, ku një numër i anesteziologëve ka shkuar  dhe automatikisht është reduktuar puna në salla. Kjo ka bërë që të rritet lista e pritjeve, dhe ka  shtuar  pakënaqësitë e pacientëve, ka thënë mes tjerash, kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: S’ka bazë ligjore që Kurti të prezantojë buxhetin dhe ta votojë – “Mos bini pre e propagandës”

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ashpër ndaj mundësisë që deputeti …