Plisat shpalosin banerin ‘Kosova është Shqipëri’

Plisat shpalosin banerin ‘Kosova është Shqipëri’

Tifozëria shqiptare vazhdon të jap mbështetje të pakursyer për djemtë e Kombëtares Kuqezi. Rrugët e Marsejës janë mbushur me mijëra tifozë kuqezi, të cilët do të përkrahin Kombëtaren në përballjen e sotme me Francën. Një nga tifozëritë më të organizuara ‘Plisat’ nga Prishtina kanë shpalosur një baner me mbishkrimin ‘Kosova është Shqipëri’. Atmosfera brenda stadiumit pritet të bëhet edhe më e zjarrtë kur do të shpaloset një flamur me përmasa gjigante. Tifozëria shqiptare ka marrë vlerësime nga mediet e huaja që po përcjellin Kampionatin Evropian. Ajo është vlerësuar për sjelljet e saj, shmangien e incidenteve si dhe atmosferën e mirë të krijuar në ndeshjen e fundit në Lens. Në anën tjetër, tifozëritë e tjera si ato ruse, polake, angleze e franceze janë përleshur dhjetëra herë, duke shkaktuar incidente e kaos nëpër qytetet franceze.

 

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …