Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj kanë takuar banorët e Krushës së Madhe.
Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:
“Fushatën e hapëm bashkë me Kryetarin Ramush Haradinaj, në Krushën e Madhe, në simbolin e sakrificës e në fshatin e njerëzve punëtorë e bujarë, që i dhanë shumë Kosovës dhe Rahovecit tonë. Po bëhemi bashkë rreth konceptit të punës, rezultateve dhe angazhimit të pandalshëm.
Ne kemi qenë dhe do të jemi adresë për të gjithë qytetarët e Rahovecit, pa marrë parasysh bindjet e orientimet e tyre politike. Jemi të lumtur të shërbejmë e të bashkojmë të gjithë qytetarët në një ide e në një program.
Faleminderit për pritjen dhe përkrahjen”, ka shkruar kryetari Latifi.