Nipi i ish-presidentit Thaçi mbështet Përparim Ramën për kryetar të Prishtinës

Albion Thaçi, nipi i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka njoftuar të martën se ai dhe familja e tij mbështesin kandidaturën e Përparim Ramës për Kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e balotazhit që do të mbahen të dielën më 9 nëntor.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Albion Thaçi shprehet se vendimi i tij është marrë për shkak të respektit që Rama ka treguar ndaj familjes Thaçi në momentet e vështira, si dhe për mbështetjen e tij publike ndaj organizimeve kundër padrejtësive në Hagë.

“Përparim Rama ka dëshmuar përkushtim, ndjeshmëri dhe respekt për historinë dhe sakrificën e vendit tonë”, shkruan Thaçi, duke shtuar falënderimet për votuesit që e kanë mbështetur në garën e tij të parë për Asamble, si kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka bërë thirrje për bashkim të qytetarëve për një Prishtinë që respekton të kaluarën dhe ndërton me përgjegjësi të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj me qendër shëndetësore ndër më modernet në Rajon

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me drejtorin e organizatës “Qatar Charity” …