Autoritetet shtetërore në Mal të Zi bënë të ditur se zëvendës-kryeministrit rus, Dmitri Rogozin, ia kanë ndaluar hyrjen në vendin e vogël të Ballkanit. Ministria e Jashtme malazeze ka njoftuar sot se Rogozin është në mesin e 50 politikanëve dhe biznesmenëve rusë, të cilët e kanë të ndaluar që të hyjnë në Malin e Zi. Kombi i cili i ka rreth 600 mijë banorë, i cili është duke kërkuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ka miratuar sanksione perëndimore kundër Rusisë për shkak të rolit të saj në krizën në Ukrainë. Ministria e Jashtme tha se Milan Knezeviq, udhëheqës i partisë pro-ruse, Partia Demokratike Popullore, e kishte ftuar zëvendëskryeministrin rus, Dmitry Rogozin, pa u konsultuar me autoritetet e Malit të Zi.
Kontrolloni gjithashtu
BE-ja: Sanksionet ndaj Kosovës hiqen pas bartjes së pushtetit lokal në veri
Raporti i Progresit për Kosovën 2025 konfirmon se Bashkimi Evropian do të heqë masat ndëshkuese …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
