Policia e Kosovës bën të ditur se pas sulmit në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës bën të ditur se pas sulmit në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një i dyshuar

Policia e Kosovës, bën të ditur se pas sulmeve kriminale terroriste të ndodhura në veri të vendit, me 26.11.2024 sulmi ndaj stacionit të policisë në Zveçan, me 28.11.2024 sulmi ndaj objektit të komunës në Zveçan, si dhe sulmi i fundit me datën 29.11.2024 ndaj infrastrukturës kritike në kanalin e ujit Ibër Lepenci, ka vazhduar me realizmin e detyrave kushtetuese dhe ligjore. Ajo  aplikuar masa shtesë në interes të parandalimit të akteve të tilla kriminale, ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike si dhe ofrimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës pa dallim. Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se situata e sigurisë në veri të vendit aktualisht vlerësohet e qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Mjet i pashpërthyer i Luftës së Dytë Botërore gjendet në pyllin e Kaçanikut

Një qytetar nga Kaçaniku ka raportuar të enjten në polici se kishte hasur në një …