Policia e Kosovës do të ekzekutojë urdhërin për sjelljen e Sveçlës, Pacollit dhe Zybës në Gjykatë

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, së bashku me deputetët Fitore Pacolli dhe Salih Zyba, do të dërgohen me forcë në Gjykatë më 31 tetor, sipas një urdhërjeje të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Urdhri, i cili është siguruar ekskluzivisht nga VOX Kosova, lidhet me çështjen për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”, që ndërlidhet me veprimet e tre të akuzuarve gjatë hedhjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Përveç kësaj, ata akuzohen edhe për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare. Policia e Kosovës është ngarkuar të ekzekutojë këtë urdhër të gjykatës.

Kontrolloni gjithashtu

Gjuriq akuzon KQZ-në për diskriminim politik ndaj serbëve, e lidh vendimin me heqjen e masave të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar ashpër pasi Komisioni Qendror …