Policia e Kosovës e ka dërguar të prangosur dhe në mënyrë të dhunshme në Gjykatë, deputetin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Atë paraprakisht e kanë burgosur meqë ka ekzistuar urdhri arresti për sjellje me detyrim për shkak të mungesës së tij në seancën e kaluar. Në gjykatë ndodhen edhe deputetët tjerë të opozitës, Faton Topalli i Vetëvendosjes dhe Donika Kadaj Bujupi e AAK-së.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
