Policia e Kosovës hedh poshtë lajmet për të shtëna në brezin kufitar: “Dezinformatë nga mediat serbe”

Policia e Kosovës ka sqaruar se raportimet e fundit në mediat serbe për të shtëna dhe pengesa në brezin kufitar, në zonën e quajtur “Madljika”, nuk përputhen me të dhënat zyrtare. Sipas njoftimit të PK-së, nuk ka ndodhur asnjë incident i tillë në territorin e Kosovës. Policia theksoi se të gjitha informacionet janë verifikuar përmes masave institucionale dhe nuk janë gjetur dëshmi për ndonjë veprim të dhunshëm nga persona të maskuar. Për veprimet e marra, është njoftuar edhe KFOR, ndërsa patrullimet e përbashkëta në brezin kufitar vazhdojnë normalisht. Sipas PK-së, lajmi i djeshëm ngjason me raportimin e 7 shkurtit për të shtëna në fshatin Parada të Kurshumlisë, duke shtuar dyshimet për orkestrim të qëllimshëm të dezinformatave. Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve dhe mediave të bazohen vetëm në informacionet zyrtare dhe siguron se bashkëpunimi me KFOR-in dhe institucionet e tjera të sigurisë do të vazhdojë për ruajtjen e rendit dhe stabilitetit në zonë.

Kontrolloni gjithashtu

Nis gjyqi për pengim të drejtësisë në Hagë – Prokuroria akuzon Thaçin dhe të tjerët për tentim “minimi” të Gjykatës Speciale

Në gjykaten speciale në Hagë ka nisur gjyqi i dytë ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim …