Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia e Serbisë ka arrestuar një të dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër ushtrisë serbe, në vitin 1999 në Koshare

Policia serbe ka arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e “krimeve të luftës” në vitin 1999 në Kosovë. Lajmin e ka ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq. Në një njoftim për media, Ministria serbe nuk tregoi se shtetas i cilit vend është i arrestuari, por e identifikoi atë me inicialet F.K., 56 vjeç. Ai dyshohet se ka kryer “krime lufte kundër pjesëtarëve të ushtrisë Jugosllave në Koshare në maj të vitit 1999”, sipas Daçiqit. Policët e Shërbimit për Zbulimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar, dhe pas kallëzimit penal për veprën penale për krime lufte ndaj të burgosurve, kanë ndaluar per intervistim dhe procedim te mëtejmë të  Prokurorise per krime lufte të dyshuarin F. K. (1968)”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …