Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar

Policia e Shqipërisë ka demantuar lajmin sipas të cilit tre turist nga Kosova kanë humbur jetë në bregdetin shqiptar. Policia ka saktësuar se fatkeqësisht sot kanë humbur jetën tre qytetar shqiptar por se ata nuk janë nga Kosova por nga Tirana. Njoftohet gjithashtu se ndonëse shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për t’i shpëtuar viktimat por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare. “Më datë 09.07.2023, në plazhin Vilë-Boshtovë, duke notuar në det janë mbytur tre shtetas, pjestarë të së njëjtës familje (shtetasi E.H 50 vjeç, dhe dy djemtë e tij të mitur rreth 13 dhe 15 vjeç, nga Tirana). Shërbimet e Njësisë Policore Detare kanë ndërhyrë për ti shpëtuar por të tre shtetasit kishin ndërruar jetë si pasojë e rrymave detare” thuhet në njoftimin e Policisë së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale refuzon kërkesën për lirim të përkohshëm të Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës me seli në Hagë kanë refuzuar kërkesën për lirim të …