leoni

Për shkak të masave të BE-së, vendi ynë parashihet të ketë humbje rreth 500 milion euro

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit (AKB), Agim Shahini ka vlerësuar se për shkak të masave të Bashkimit Evropian ndaj shtetit tonë, Kosova do të ketë humbje prej rreth 500 milion euro. “Kosova po përjeton një kohë kur askush nuk ka menduar që pas çlirimit ne do të ballafaqohemi me masa sanksionuese kundër Kosovës nga miqtë të cilët kanë qenë dhe janë bashkëpronarë të çlirimit dhe të pavarësisë së vendit dhe kjo është si rezultat i një presioni, i cili po i jepet institucioneve të Kosovës, për të pranuar një kërkesë e cila shoqërohet lidhet me stabilizim të veriut të Kosovës. Në  kuadër të kësaj, këto masa janë ndëshkuese kundër Qeverisë por që do t’i vuaj edhe qytetari e biznesi. Nga masat e MSA-së dhe nga konferencat tregtare që ka Kosova ose që do të ndalen fondet nga IPA, këto janë masa që do t’i ndiejmë nëse do të vazhdojë deri në fund të vitit secili nga ne, sidomos bizneset e prodhuesit eksportues dhe dëmi mund të jetë mbi 500 milionë euro dhe kjo ndoshta është dëmi më i madh që mund t’i bëhet Kosovës në këtë situatë”, ka deklaruar për Ekonomia Online, kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

 Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual, …