Fitim Selimi: Nuk të lejoj Albin ty as edhe askend tjeter të ma ndalojë Nënën Shqipëri, e cila frymen na e mbajti kur e kishim të ndaluar

Albin Kurti synonte Bashkimin kombëtar, duke bërë përpjekje për të instaluar organizma politikë edhe në njësitë tjera administrative ku jetojnë shqiptarët në trojet e tyre, nëpërmjet të të cilave do ta marreveshte këtë projekt kombëtar!
Injoronte faktin që këto pjesë të shqiptarisë, këtë bashkim mund dhe do të donin para së gjithash, nëpërmjet përfaqësuesëve ty tyre legjitim!
Në vazhdimësi, me të njejtin avaz dhe pa asnje fije përgjegjësie a turpi, i shmanget deri në refuzim, përfaqësuesit legjitim të Shqipërisë, duke mos i ofruar mikpritjen në shtëpinë e Tij!
Nëse Shqipëria i ka përfaqësuesit e saj dhe popullin e saj të cilët jo më pak janë të mishëruar me Projektin e bashkimit të shpirtit dhe materjes shqiptare në një te vetme, si është i mundur ky refuzim e kjo sjellje e papërputhshme me qëllimin !?
Këtu sheshaz zbulohet që Albini i përfshirë nga ide patologjike të delirit të madhështisë, projektin e bashkimit synonte ta realizonte duke nxjerrë fitues disa Albina nëpër trojet shqiptare, të cilët me “besueshmëri” të plotë, të lindur me pajtueshmëri, do ta bënin Projektin e Bashkimit Kombetar në Krye të të cilit me doemos do të ishte Babai i kombit- Albin Kurti !..
Prej nga ky mosbesim në cilindo nga përfaqësuesit e shiptareve dhe në gatishmërinë e tyre për projekte të tilla kombëtare ?
Në çfarë arsyeshmërie e bazon këtë Kurti?
Cila është arsyeja e synimit të pushtetit në këto terrene zgjedhore!?|
Ne patriotizmin mungesor e ne insuficiencen intelektuale të partnereve nga trojet shqiptare apo në nivelin superior të kombëtarisë e intelektit të Tij !?
Pas dështimit që në hapat e parë, në betejën për pushtet, në njësitë jashtë Kosovës, mënyra e sjelljes ndaj gjithë të tjerëve që ate legjitimitet e kanë në trojet e tyre, na bënë të kuptojmë idenë e tij, që nëse këtë Projekt nuk do ta realizonte deliri i Albinit, kjo nuk do të mund të bëhej nga askush tjetër!
Ja këtu, nëse askund tjetër, zë fill arsyeshmëria dhe indikacioni i plotë për nje konzilium mjekësor për shqyrtim special të gjendjes së shëndetit mental të Kryeministrit tonë !
Nëse profesionistët tjerë, deri edhe më pak të thirrur, shfaqen me kontributet e tyre, ekonomike, juridike, politike, të sigurisë etj, qoftë për aktualitetin, qoftë dhe për angazhimet strategjike, përse profesionistet shëndetësor nuk e bëjnë angazhimin në fushat ku gjerat dështojnë?!?
Nese mjeku në suza te kompetencave te veta përfshinë dhe mundesinë e sinjalizimit te kompetentët e sigurise për ta izoluar të sëmurin mendor i cili mund të rrezikonte sigurine e publikut, përse do të duhej heshtur profesionistet shëndetësor karshi veprimeve devijante edhe të pushtetarëve të cilët për më keq se të tjerët, rrezikojnë të ardhmen e shoqërisë e të Shtetit!?
Nuk të lejoj Albin ty as edhe askend tjeter të ma ndalojë Nënën Shqipëri, e cila frymen na e mbajti kur e kushim të ndaluar!

Kontrolloni gjithashtu

Ilaz Kodra

Ramush Haradinaj: Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra Luani e u plagos Rafet Rama

Me Ilaz Kodrën ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit, në ditën që u vra …