Policia ka arrestuar kryetarin e PSD-së, Dardan Molliqaj, Zgjim Hysenin, Nol Nushin, Korab Korçën, Agron Kabashin dhe Gent Ibrahimin

Në kundërshtim të Gjykatës Speciale, dhe ardhjes në Prishtinë, të kryetares Tendafilova,  sot   gjatë protestës së PSD-së, Policia e Kosovës ka  arrestuar gjashtë aktivistë: kryetari Dardan Molliqaj, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Korab Korça, Agron Kabashi dhe Gent Ibrahimi. PSD-ja përmes një reagimi ka thënë se kjo është përpjekje për disiplinim dhe përmirësim imazhi për Gjykatën e padrejtë Speciale. Metodat frikësuese neve nuk na ndalin. Gjykata është raciste, e padrejtë dhe degraduese. Rezistenca vazhdon. Trendafilova nuk është e mirëseardhur. Policia mund ta garantojë sigurinë fizike, por jo imazhin e një kryesuese të një procesi të padrejtë. Andaj kërkojmë urgjentisht të lirohen aktivistët tanë”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bekë Berisha në garë për Prishtinën: Premton siguri për fëmijët, zgjidhje të shpejtë për mbeturinat dhe “tunel nëntokësor” për trafik

Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka shpalosur arsyet e kandidimit dhe …