Politizimi i institucioneve, rrezik për ekonominë – Gërxhaliu kritikon qasjen e Qeverisë

Deklarata e Ministrit të Financave, Hekuran Murati, se Banka Qendrore e Kosovës ka transferuar 15 milionë euro fitim në llogarinë e shtetit, ka hapur debat të gjerë mbi mënyrën e menaxhimit të buxhetit dhe funksionimin e institucioneve financiare. Safet Gërxhaliu, e sheh këtë praktikë si dëshmi të politizimit të skajshëm. Ai paralajmëron se buxheti po përdoret në funksion partiak dhe jo në shërbim të zhvillimit ekonomik. “Vetë tentativa qeveritare për të kapur institucionet më të rëndësishme shtetërore i jep një ngjyrë tjetër funksionimit të tyre. Në Kosovë është politizuar çdo gjë, dhe kjo është një ndër arsyet kryesore të dështimit ekonomik”, thotë Gërxhaliu. Ai thekson se në vend të përfitimit elektoral, qeveria duhej të orientohej drejt ringjalljes së sektorit privat, i cili do të siguronte rritje të qëndrueshme të të hyrave. Në të kundërt, shton ai, qytetarët po përballen me inflacion të pakontrolluar dhe me dobësim të klimës së biznesit.

Kontrolloni gjithashtu

Quint-i: Nuk përzihemi në zgjedhjen e ministrave të rinj

Ambasadorët kërkojnë respektim të Kushtetutës – Kosova përballet me bllokadë institucionale dhe krizë besimi

Kriza e konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka hyrë në një fazë të ndjeshme politike …