Popoviq sfidues pas deportimit nga Kosova: Nuk tërhiqem nga fjalët për UÇK-në

Ndihmësdrejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Igor Popoviq, është deportuar dje nga Kosova, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 3 mijë euro gjobë dhe i ndaloi hyrjen në vend për dy vjet. Popoviq u arrestua më 18 korrik në pikën kufitare të Brnjakut, pas një deklarate të dhënë gjatë një shërbimi përkujtimor në Rahovec, ku akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime ndaj serbëve. Ai u mbajt në paraburgim dhe u akuzua nga Prokuroria Speciale për veprën penale “nxitje të përçarjes dhe intolerancës”.  “Sapo kalova kufirin administrativ. Një periudhë e vështirë ka mbaruar, por asgjë nuk është më e rëndë se ajo që po kalojnë serbët e tjerë të burgosur nga drejtësia e Zotit. Të jemi të qartë, nuk ka asnjë marrëveshje me gjyqësorin e Kurtit, sepse unë nuk pranoj asnjë faj për atë që thashë,” u shpreh ai. Popoviq deklaroi se qëndron pas fjalëve të tij në Rahovec, ku kishte quajtur pjesëtarët e UÇK-së “terroristë”, duke e konsideruar procesin ndaj tij si pasojë të presionit politik mbi gjyqësorin në Prishtinë. Në përfundim të deklaratës, ai falënderoi Serbinë, Zyrën për Kosovën, presidentin Aleksandar Vuçiq, familjen dhe përkrahësit e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër aktgjykimit të Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj aktgjykimit të dytë të Gjykatës Kushtetuese për procesin e …