Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”

Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj nga sot lëshon në qarkullim të rregullt postar emisionin e ri të pullave postare “Fauna endemike”. Potamophylax coronavirus i prezantuar në pullë postare është lloj endemik i Kosovës nga grupi i insekteve të ujërave. Lloji është zbuluar në vitin 2021 nga zona burimore e Lumëbardhit të Deçanit. Zona ku është gjetur ky lloj insekti i rrallë është degraduar jashtëzakonisht shumë nga faktori njeri, duke e rrezikuar zhdukjen e llojit unik të këtij insekti në vendin tonë nga ndotjet e mjediseve ujore. Përveç faktit se ky lloj në krejt globin jeton vetëm në këtë zonë në Kosovë, rëndësia e tij shfaqet edhe nëpërmjet rolit të tij thelbësor në mbajtjen e shëndetit të mjediseve të lumenjve dhe përrenjve ku ai jeton. Posta e Kosovës, përmes imazhit të pullave postare vazhdon të mbetet përkrahës i mbrojtjes së faunës endemike, si dhe njëkohësisht promovon pasuritë e Republikës së Kosovës nëpër botë.

Prishtinë, 28 mars 2024

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …