Besian Mustafa: Për mosvaksinimin e qytetarëve fajtor është Qeveria e cila po dëshiron ta vendos vendin përsëri në karantinë

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i kundërpërgjigjet deputetit të Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, për kontratat njëburimore

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa iu ka  përgjigjur deputetit të LVV-së, Adnan Rrustemi, lidhur me kontratat njëburimore. Këtij të fundit, Mustafa i tha se kryeshefi i KEK-ut është arrestuar për korrupsion e tenderë njëburimor. ë seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor, Mustafa përmendi kontratat njëburimore të nënshkruara nga ministritë. Adnaj edhe Vetëvendosje, keni harruar që kryeshefi që e keni emëruar ju të KEK-ut, është arrestuar për shkak të tenderave një-burimor, se u mundove me thënë që LVV janë të pa korruptuar dhe të pa korruptueshëm, kryeshefi që e keni emëruar ju edhe zyrtari i LVV-së që e keni pasur drejtor a koordinator për sektorin e energjisë në parti, e keni çuar kryeshef në KEK edhe është arrestuar për korrupsion, për tendera njëburimor. Kështu që mos na tregoni përralla. Deputeti Mustafa Mustafa shtoi se në Ministrinë e Ekonomisë janë 151 kontrata njëburimore, të cilat janë negociuar në katër sy.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …