Premtimi i krerëve të lartë të Shtetit se qytetarët e Kosovës në fund të këtij viti do të mundë të lëvizin pa viza në Zonën Schengen është mashtrimi i fundit i dhjetë viteve. Këshilli i Ministrave të BE-së në mbledhjen e fundit për këtë vit, nuk kanë nxjerrë një dokument të përbashkët për liberalizim të vizave. Kosova nuk ka kurrfarë gjasash që ta fitojë këtë vit liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian, sidomos jo tani kur Kosova ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Serbisë me vendosjen e taksave në prodhimet serbe. Vetëm nëse krerët e Kosovës pajtohen plotësisht me kërkesat e Serbisë, atëherë BE-ja mund të marrë qëndrim për liberalizimin e vizave.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
