Pritet rikthimi i Listës Serbe në institucione

Pritet rikthimi i Listës Serbe në institucione

Qeveria është duke e pritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në Kuvend për t’i filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ka konfirmuar Zyra e kryeministrit të vendit. Ndërsa, subjektet opozitare vazhdojnë ta kundërshtojnë themelimin e këtij Asociacioni të cilin e konsiderojnë si projekt për mosfunksionalizimin e shtetit. Opozitarët thonë se Asociacioni mund të themelohet vetëm si organizatë joqeveritare dhe pa ndonjë kompetencë ekzekutive, përndryshe do të kundërshtojnë fuqishëm jetësimin e këtij projekti. Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj ka thënë  se Zyra e kryeministrit vazhdimisht është në kontakte me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe se janë në pritje të kthimit të këtij subjekti në institucione për të filluar bisedimet për themelimin e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Nait Hasani: Bashkimi i PDK-së për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nait Hasani ka bërë thirrje për bashkim të të gjitha forcave brenda Partisë Demokratike të …