Pritjet e gjata në pikat kufitare të Kosovës po vazhdojnë edhe sot. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritjet në kufirin e Merdares janë 5 orë e 40 minuta deri në 6 orë për të hyrë në Kosovë. Pritje ka edhe në pikat tjera, të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në dy orë ndërkaq në Jarinje duhen plotë 1 orë e 40 minuta për të hyrë në Kosovë. Probleme të ngjashme nuk ka edhe për të dalë nga Kosova. Pothuajse në të gjitha pikat kufitare, 10 minuta janë maksimumi i pritjes.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
