PRIZRENI E THERANDA SHËNUAN 55-VJETORIN E DEMONSTRATAVE MË 1968

 U bënë 55 vjet nga 6 tetori 1968, në Prizren, si dhe 8 tetori 1968, në Therandë, prej demonstratave të para pas Luftës së Dytë Botërore: për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje! Organizimin e tyre e kryen studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike. Në kye ishte grupi i Meriman Brahës dhe grupi i vëll. Kuzhnini.

Dy ditë pas Prizrenit, pasuan, sipas planit, demonstratat në Therandë, me Haxhi Bajraktarin, përgjegjës, dhe pastaj  në Pejë, më 19 tetor.

Nga Rrafshi i Dukagjinit ato vazhduan në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Besianë, Mitrovicë e deri në Tetovë e në Ulqin.  Më 1968 u forcuan përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare dhe pandalshëm kanë ecur përpara deri te fitorja e Ushtrisë  Çlirimtare, më 1999.

Për shokët e Brezit 1968, të 6 e 8 tetorit, që nuk janë në jetë: Isa Demaj, Salajdin Braha, Rafet Rama, Pashk Laçi,  Haxhi Maloku, Haxhi Bajraktari, Mikel Kuzhnini, lavdi ndër breza dhe nderim i përjetshëm!  Këtë 55-vjetor të demonstratave të vitit 1968 e organizuan degët e Shoqatës së të Burgosurve Politikë

të Kosovës në Prizren e në Therandë.

Zymer U. Neziri

PRIZRENI E THERANDA SHËNUAN 55-VJETORIN E DEMONSTRATAVE MË 1968 U bënë 55 vjet nga 6 tetori 1968, në Prizren, si dhe 8 tetori 1968, në Therandë, prej demonstratave të para pas Luftës së Dytë Botërore: për Republikë, Kushtetutë e Vetëvendosje! Organizimin e tyre e kryen studentët e Shkollës së Lartë Pedagogjike. Në kye ishte grupi i Meriman Brahës dhe grupi i vëll. Kuzhnini. Dy ditë pas Prizrenit, pasuan, sipas planit, demonstratat në Therandë, me Haxhi Bajraktarin, përgjegjës, dhe pastaj në Pejë, më 19 tetor. Nga Rrafshi i Dukagjinit ato vazhduan në Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Besianë, Mitrovicë e deri në Tetovë e në Ulqin. Më 1968 u forcuan përpjekjet e Lëvizjes Kombëtare dhe pandalshëm kanë ecur përpara deri te fitorja e Ushtrisë Çlirimtare, më 1999. Për shokët e Brezit 1968, të 6 e 8 tetorit, që nuk janë në jetë: Isa Demaj, Salajdin Braha, Rafet Rama, Pashk Laçi, Haxhi Maloku, Haxhi Bajraktari, Mikel Kuzhnini, lavdi ndër breza dhe nderim i përjetshëm! Këtë 55-vjetor të demonstratave të vitit 1968 e organizuan degët e Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës në Prizren e në Therandë. Zymer U. Neziri

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …