Gjykata Speciale

Në seancën e djeshme gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, është paraqitur dëshmitari i Prokurorisë, i 29-ti me radhë

Në  seancën e sotme gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së, në Hagë, është paraqitur dëshmitari i Prokurorisë, i 29-ti me radhë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Është paraparë y dëshmitar dëshminë e tij duhet ta jep nën masat mbrojtëse të identitetit dhe zërit. Me të filluar pyetjet e prokurorit James Pace, dëshmitari ka kërkuar pushim, raporton “Betimi për Drejtësi”. Ai ka thënë se nuk po ndihej mirë dhe dëshiron të kontaktojë me një avokat, pasi nuk po i kupton mirë as pyetjet. Paraprakisht, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, ka thënë se avokatët janë të shqetësuar me mënyrën e ofrimit te dëshmive nga ky dëshmitar. Më pas seanca ka vazhduar e mbyllur, ku edhe ka përfunduar për sot.

Kontrolloni gjithashtu

515 të rinj betohen për Kosovën, Maqedonci paralajmëron përmbushjen e objektivit të FSK-së dy vjet më herët

515 të rinj kanë dhënë betimin solemn në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, duke u …